Kryeministri opozitar sirian e përjashton dialogun me Assadin

Këto komente ai i bëri sot në fjalimin e tij në Stamboll të Turqisë, pasi u zgjodh nga Koalicioni Kombëtar Sirian.
Hitto ka njoftuar se selia e qeverisë së përkohshme do të jetë në territoret nën kontrollin e kryengritësve në pjesën veriore të Sirisë dhe ka bërë thirrje për njohje ndërkombëtare, transmeton Rel.
Analistët thonë se megjithatë, është e paqartë nëse kryengritësit që po luftojnë kundër forcave të Assadit në Siri, do ta pranojnë autoritetin e qeverisë së përkohshme.
Hitto është i lindur në Damask, në vitin 1963, dhe ka jetuar në Shtetet e Bashkuara për dekada. Ai kishte punuar në teknologji dhe ishte i angazhuar në disa çështje të ndërlidhura me islamin. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
19/03/2013
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































