Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, priti Sindikatën e Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Republikës së Kosovës (SBASHK), të përfaqësuar nga kryetari Rrahman Jashari, i cili e uroi Kryeministrin për marrjen e detyrës, duke ia përcjell përshëndetjet e të gjithë mësimdhënësve të Kosovës.
Kryeministri tha se arsimi është njëra prej temave me të cilën Qeveria që ai drejton do të merret në vazhdimësi.
“Kjo situatë e re na obligon tani që të kujdesemi që marrëdhëniet tona të jenë të vërteta dhe që t’i bëjmë punë vendit. Masat që po i marrim, do të dinamizojnë rritjen e buxhetit dhe pagave. Gjendja në arsim do të ndryshojë, jo vetëm në sipërfaqe, por substancialisht. Do të realizojmë më shumë se sa që kam premtuar”, ka thënë Kryeministri Haradinaj.
Kryeministri dëgjoi për të gjitha problemet që i shqetësojnë punëtorët e arsimit dhe u premtoi atyre se do të angazhohet, që këto probleme të zgjidhen sa më shpejt.
Ndërsa, në takim me sindikalistët e PTK-së, të prirë nga Lamih Balaj, kryetar dhe Ajet Ahmeti e Naim Haliti, bashkëpunëtorë, kryeministri Haradinaj u ka thënë atyre se edhe ato punë që dikush ka menduar që janë të parealizueshme dhe që kemi menduar që nuk mund të bëhen, kanë nisë të zgjidhen sipas dinamikave të përcaktuara.
Sindikalistët e PTK-së e informuan Kryeministrin se Sindikata e tyre është anëtare e Sindikatës së Postave të Evropës, mirëpo ata u ankuan se Telekomi dhe Posta e Kosovës janë në gjendje shumë të keqe. Kryeministri Haradinaj u tha atyre se nuk do të lë që të mbahen peng temat.
“Duam ta ngjallim Kosovën dhe sektorin e posttelekomit. Ky takim me ju më ndihmon të shoh problemet edhe nga prizmi juaj. Ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë, që ta rikthejmë këtë kompani në këmbë”, ka thënë Kryeministri Haradinaj.
Po sot Kryeministri Haradinaj ka pritur edhe sindikalistët e KEK-ut, të udhëhequr nga Rafet Osmani, kryetar dhe nënkryetarët Muharrem Gashi e Nexhmi Llumnica.
Sindikalistët e informuan kryeministrin se KEK-u si njëra nga kompanitë më stabile dhe fitimprurëse në vend nga keqmenaxhimi është sjellë në situatë të rëndë ngase investitorët po tërhiqen sepse nuk ka stabilitet të prodhimit të energjisë elektrike.
Në takim u fol për mihjet, gjendjen e Termocentralit A dhe B, për mënyrën se si do të mund të përmirësohet gjendja e punëtorëve dhe funksionimi më i mirë i KEK-ut si tërësi.
Kryeministri tha se sindikalistët duhet të ofrojnë plane dhe afate kohore, në mënyrë që kërkesat e tyre të ligjshme të realizohen. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit