Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi zhvilloi një takim në selinë e LSI-së me strukturat drejtuese të LSI-së Tiranë. Kryemadhi foli në këtë takim për protestën e 16 Marsit, për të cilën tha se shqiptarët do të dalin në këtë protestë për hallet dhe shqetësimet e tyre dhe kundër një qeverie që I grabit qytetarët e saj.
Ajo theksoi se qytetarët shqiptarë janë të lodhur dhe të neveritur nga kjo qeveri kërcënuese dhe shantazuese.
“Protesta e ditës së shtunë do të jetë protestë ku do të dalin të gjithë qytetarët pa dallim bindjesh. Përse do të dalin? Do të dalin sepse si të jetosh në shtëpi, si të mos jetosh në shtëpi, si ta kesh shtëpinë e palegalizuar dhe ty qeveria e Edi Ramës sot do të vijë ta prishë dhe do të paguash dhe 5 milion lekë për shtëpinë e palegalizuar, ndërkohë ti paguan 8 mijë lekë në muaj vetëm taksë uji, pa e hapur asnjëherë çezmën e ujit”, tha Kryemadhi.
Kryetarja e LSI-së tha se protesta e 16 Marsit do të jetë një nga protestat më të mëdha që nga koha e rënies së bustit të diktatorit.
“Ftojini qytetarët që të jenë në protestë, sepse do të jetë një protestë shumë e bukur dhe do të jetë një protest model dhe simbol i të gjithë periudhës së tranzicionit të Shqipërisë. Do të jetë një nga protestat më të bukura, por do të jetë edhe një nga protestat më të forta që ka parë Shqipëria e tranzicionit mbas rrëzimit të bustit”, tha Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi në takimin me strukturat drejtuese të LSI-së në Tiranë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shoqatat e pacientëve kërkojnë më shumë buxhet për programet parandaluese
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve
Mahmuti: Falsifikimi nuk mund të përligjet, Lëvizja Popullore e Kosovës - themeluesja e UÇK-së nuk kishte logo
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Shfaqen pamjet e para të sulmeve me raketa britanike në Rusi
Shpërthen TikTok-u, Sara Kolami ia konfirmon Drilonit pëlqimin për të
Pyetet për rezervat shtetërore, ministrja Hajdari i thotë gazetarit "Mbylle këtë temë", Vishaj: "Kur e mbylli, vendosi unë"
"Vetëm me Kosovën jo" - kapiteni i Rumanisë nuk do më përballje me Dardanët
Franco Foda në skaner për Ligën e Kombeve: Çfarë ndryshoi, sa lojtarë luajtën, kush debutoi dhe ku gaboi te Kosova
Hoxha për debatin Peci - Pacolli: Ministrat paguhen për të dhënë llogari, përmendja e hetimit për vrasje, e papranueshme