Ylli i filmit “Inglourious Basterds”, e cila aktualisht është në lidhje me Joshua Jackson, nuk kishte mundur ta ngushëllonte veten pas ndarjeve të njëpasnjëshme, saqë kishte planifikuar të mbyllej në shtëpi dhe të qëndronte larg botës.

“Kur isha më e re mendoja se do të çmendem. Ka pasur momente në jetën time kur më është thyer zemra aq keq saqë nuk mund të dilja nga shtëpia me javë të tëra. Shoqet më dëgjonin për një kohë, mirëpo pastaj thoshin: ‘Mos vajto më, harroje!’. Por nganjëherë është vështirë të harrosh diçka”, ka shpjeguar aktorja.