Kroacia blen avionë luftarakë nga Izraeli, vlera arrin në 500 milionë dollarë

Mediat e huaja kanë njoftuar se se kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu dhe homologu i tij kroat, Andrej Plenkoviq, kanë rënë dakord se Kroacia të blejë avionë luftarakë F-16 nga Izraeli.
"Kroacia ka marrë në konsideratë planet për të blerë avionë izraelitë për të përmirësuar flotën e saj të MIG-ve sovjetike, të vjetruar", citohet një medium izraelit nga mediat kroate, përcjell Telegrafi.
Sipas këtij mediumi, vlera e marrëveshjes arrin deri në 500 milionë dollarë.
"Ky zhvillim është një shembull tjetër i lidhjeve të thella mes dy vendeve", ka thënë zyra e kryeministrit izraelit Netanyahu. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
26/01/2018
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



































