Kriza politike në Maqedoni mund të përkeqësohet edhe më shumë nëse OBRM-PDUKM-ja e Nikolla Gruevskit vazhdon të mbajë të bllokuar procesin e zgjedhjes së institucioneve të reja. Përveç bllokimit të seancës së Kuvendit për zgjedhjen e kryeparlamentarit dhe të Qeverisë së re, tani është bllokuar edhe pushteti lokal nga pamundësia e shpalljes së zgjedhjeve të parapara për në muajin maj, shkruan REL.
Njohësit e çështjeve politike theksojnë nevojën e një presioni më të madh të bashkësisë ndërkombëtare, e cila sipas tyre, mund të ketë rol vendimtar në momentin nëpër të cilat po kalon Maqedonia. Analisti Mitko Gaxhovski thotë se bashkësia ndërkombëtare ishte vendimtare për mbajtjen e zgjedhjeve të 11 dhjetorit, andaj, sipas tij, ajo duhet që ta çojë deri në fund edhe procesin e formimit të Qeverisë së re.
“Derisa bashkësia ndërkombëtare mbante kontakte me partitë politike për të gjetur një zgjidhje të mundshme, kishim rezultate dhe kishte një zgjidhje. Prej kur u tërhoq faktori ndërkombëtare, këtu mendoj në BE-në dhe SHBA-të, ne jemi dëshmitarë se Maqedonia ka hyrë thellë në krizën politike dhe ky thellim po vazhdon çdo ditë e më tepër. Mendoj se vetëm me kyçjen aktive të ndërkombëtarëve ne do të mund të tejkalojmë këtë ngërç politik”, thotë Gaxhovski.
Ambasadori amerikan në Shkup Jess Baily të martën kërkoi nga partitë që të punojnë për zgjidhjen e krizës politike duke theksuar nevojën e formimit të shpejt të Qeverisë.
“Ka pasur zgjedhje kredibile në dhjetor, Kuvendi ka filluar me punë, shumica parlamentare është formuar dhe mendojmë se nuk është në pajtueshmëri me parimet demokratike dhe Kushtetutën moslejimi i procesit të formimi i Qeverisë”, ka thënë ambasadori amerikan, Jess Baily.
Porosi të ngjashme përcolli edhe zyra e NATO-së në Shkup, duke theksuar nevojën e konsolidimit të institucioneve dhe zbatimin e reformave prioritare.
Mersel Bilalli, profesor i së drejtë ndërkombëtare në Universitetin FON të Shkupit, pret forcimin e presionit nga jashtë, në veçanti nga SHBA-të ndaj, siç thotë, drejtuesve të papërgjegjshëm të institucioneve në Maqedoni, të cilët në vend të zgjidhjes së problemeve, punojnë në dëm të interesave të qytetarëve.
“Për fat të keq pikërisht institucioni i cili është përfaqësues i qytetarëve, i cili duhet të përfshijë të drejtat e tyre përfshirë edhe krizën politike, ai bën të kundërtën, ua vështirëson jetën qytetarëve duke bërë obstruksione të ndryshme. Unë mendoj se bashkësia ndërkombëtare definitivisht është e lodhur me gjendjen në Maqedoni dhe çdo dalje nga kontrolli i gjendjes në Maqedoni do të ketë domino efekt edhe në shtetet tjera të rajonit andaj edhe është një bure baruti. Besoj se edhe faktori amerikan pritet që ditëve të ardhshme të kyçet, në radhë të parë për shkak të paqes dhe sigurisë në rajon”, thotë Bilalli.
Analisti Mitko Gaxhovski nga ana tjetër nuk e përjashton mundësinë që të ketë nismë për takim të ri të liderëve apo për arritjen e një marrëveshjeje të re.
“Është e mundur marrëveshja e re, pra Përzhino 3. Ndonjë model i ri i cili do të ishte i pranueshëm për të dyja palët politike dhe do të menaxhohej nga faktori ndërkombëtar”, thotë Gaxhoski.
Shkas për thellimin e mëtejmë të krizës është deklarata e partive shqiptare që parasheh avancimin e të drejtave kombëtare, para se gjithash zyrtarizmin e gjuhës shqipe. Por, OBRM-ja dhe presidenti e kanë kundërshtuar duke e cilësuar si rrënuese të shtetit të Maqedonisë andaj edhe pengojnë formimin e Qeverisë së re mes partive shqiptare dhe LSDM-së opozitare të Zoran Zaevit, i cili ka pranuar miratimin e një ligji të ri për shqipen si dhe të debatojë për të gjitha pikat tjera të deklaratës politike shqiptare. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Qeveria e RMV-së miratoi projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mediat

Pas trazirave në veri, Gjermania ua lejon ushtarëve të vet në KFOR përdorimin e gazit lotsjellës

Kuvendi votoi mosbesimin ndaj tre anëtarëve të Këshillit Gjyqësor, vijon seanca ndaj dy anëtarëve tjerë

Zbulohen mbetjet mortore të shtatë viktimave të Masakrës së Kralanit në Kosovë

Sekretari i NATO-s: Përparimi në dialogun Kosovë-Serbi kërkon fleksibilitet dhe vendime të vështira

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Pas Osmanit, Rutte në takim me Kurtin

Rrahje masive te rrethi i Flamurit në Prishtinë – dy të lënduar dhe dy të arrestuar

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Trump vendos të heqë ndalimin e ndarjes së ndihmës dhe inteligjencës për Ukrainën, pas lutjes së kryeministrit britanik

Si Donald Trump ndryshoi jetën e miliona njerëzve në 50 ditët e tij të para në detyrë?

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Ola i përmend gjëra nga jashtë Gjestit: Të kanë shkelur nga mëngjesi deri në darkë

Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare