Kreu i grupit mercenar rus, Wagner, Yevgeny Prigozhin njoftoi sot se forcat i ka tërhequr nga Ukraina.
Në të njëjtën kohë, forcat ukrainase sulmuan pozicionet ruse në portin e Berdyansk.
Ai shtoi se Ministria ruse e Mbrojtjes kishte vendosur mjete shpërthyese përgjatë rrugëve të tërheqjes.
Terrorist Prigozhin confirmed that Wagner PMC withdrew from Bakhmut.
He says Russian ministry of defense put explosive devices along the routes of Wagner's withdrawal. "we suppose that it was an attempt of public whipping," Prigozhin explained. pic.twitter.com/bXJnlkkn6j
— Anton Gerashchenko (@Gerashchenko_en) June 2, 2023
“Menjëherë para se të niseshim, zbuluam aktivitet të dyshimta gjatë avancimit tonë. Ne thirrëm organet e rendit dhe gjetëm një duzinë vendesh ku ishin vendosur dhjetëra mjete shpërthyese, nga qindra mina antitank e deri te tonelata plastide. Ato granata ishin hedhur nga përfaqësues të Ministrisë së Mbrojtjes”, tha ai.
Viktoria Khalytsyna, kreu i administratës ushtarake të qytetit ukrainas të Berdyansk, konfirmoi se forcat ukrainase sulmuan pozicionet ruse në këtë qytet. Anijet që kanë hyrë së fundi në port për të ngarkuar grurin dhe metalin ukrainas po largohen nga porti.
Në rrjetet sociale janë shfaqur video që tregojnë sulmin.
Heavy explosions in Russian-occupied Berdyansk, seaport area.
Source: https://t.co/FY9Df2ZlG9#Berdyansk #Ukraine #Zaporizhzhia pic.twitter.com/7UcUswfv1Q
— (((Tendar))) (@Tendar) June 2, 2023
Rusët njoftuan se nëntë persona u plagosën nga sulmi dhe se nuk kishte informacion nëse ka pasur viktima.
Pamjet e shpërthimit të fundit masiv në rajonin Belgorod të Rusisë janë shfaqur në rrjetet sociale.
Legjioni i Rusisë së Lirë, një grup që kundërshton regjimin e Putinit dhe lufton brenda rajonit, postoi një video të shpërthimit në Twitter.
Sot foli edhe ministri britanik i Mbrojtjes Ben Wallace. Ai shprehu besimin se ekziston mundësia që ukrainasit ta rikthejnë Krimenë.
Sipas deklaratës së Wallace për Washington Post, pas nëntë vjet pushtimi rus, gadishulli mund të jetë sërish në duart e Kievit, pasi forcat ruse nuk kanë pajisje. /Telegrafi/
In Shebekino "azure space is aflame up above" 😈
The video shows the result of the concentration of enemy troops in the city. Let's move on.
Russia will be free! pic.twitter.com/ZzbKMRbepD
— "Liberty of Russia" Legion (@legion_svoboda) June 2, 2023