Tema e ushtrisë është hapur pa u zgjidhur disa çështje si Demarkacioni dhe Asociacioni i Komunave Serbe. Megjithatë, Presidenti është vonuar në hapjen e kësaj teme. Kështu ka thënë Jakup Krasniqi, Kryetar i Këshillit në Nisma për Kosovën.
Krasniqi tha se inisiativa e Presidentit ka mundur të ndodhte në kohën sa ka qenë kryeministër.
Tanimë, sipas Krasniqit, pa u zgjidhur disa probleme reale, është shtuar edhe çështja e ushtrisë.
“Presidenti është pjekur me këtë inisiativë që ta ngritë prestigjin e tij por jo aq shumë të interesohet për formimin e ushtrisë në kuptimin më të mirë të fjalës”, ka thënë Krasniqi.
“Në këtë rrafsh jemi vonuar bukur shumë, më shumë se ç’ishte paraparë me dokumentin e Ahtisarit. Atje ishte paraparë që kjo çështje të rishikohej pas 5 viteve”, ka thënë Krasniqi në emisionin më të ri të RTK-së.
Ai ka thënë se ka pasur një ngecje në transformimin e FSK-së në ushtri të Kosovës.
“Jam i bindur se kjo çështje ështrë dashur të kryhet dhe nuk ka pasur gatishmëri”, është shprehur Krasniqi, sipas të cilit, është vështirë ta gjesh cilindo qytetar të Kosovës që merret me politikë e që është kundër transformimit të FSK-së në ushtri.
Por, kjo temë sipas tij është hapur në kohën kur kemi kundërshtime nga SHBA, NATO dhe BE, çka, sipas tij, nuk është mirë për faktin se gjatë gjithë këtyre viteve të pas luftës por edhe në procesin e pavarësisë, kosovarët janë koordinuar me këta faktorë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Turistë nga Shqipëria e Spanja në Prizren, qyteti me histori dhe bukuri natyrore

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë