LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi: Shqiptarët duhet të kenë strategji të përbashkët për sigurinë e kombit

Krasniqi: Shqiptarët duhet të kenë strategji të përbashkët për sigurinë e kombit

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, ka theksuar se në rrethanat e reja gjeopolitike, elitat intelektuale dhe politike shqiptare duhet të mendojnë të ndërtojnë një strategji të përbashkët.

Ai, në emisionin “Info-Box” të RTV Dukagjini, ka thënë se shqiptarët në rrafshin kombëtar duhet të ndërtojnë një mekanizëm që do të angazhohej për sigurinë dhe të ardhmen e kombit, transmeton Telegrafi.

“Kombet sa më unike janë, janë më të fuqishme; sa më të parcializuar janë, fuqia është më e vogël. Kjo është si thënia e urtë popullore: Bashkimi bën fuqinë”, ka shtuar Krasniqi.


Ai ka folur edhe presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, për të cilin ka thënë se konsideron që ai para së gjithash synon ta forcojë pozitën e tij.

“Më shumë po kujdeset për të përforcuar pozitën e vet në Kosovë, sesa për të forcuar pozitën e Kosovës. Veprimin i cili dukej se është institucional, më rastin e ndalimit të trenit, ai tentoi ta kthejë si meritë të tij. Ai mundohet të tregojë se është personi pa të cilin nuk bën dhe nuk mund të shkoj Kosova përpara”, ka shtuar Krasniqi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia nis hetimet

Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Kalo në kategori