LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi: Sharjet nuk janë as problemi e as zgjidhja

Krasniqi: Sharjet nuk janë as problemi e as zgjidhja

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovë, Jakup Krasniqi, ka vlerësuar se për sharjet tinëzare prapa shpine, që i janë bërë, kurrë nuk do të ndahej nga PDK. Postimin në profilin e tij në Facebook, mund ta lexoni të plotë më poshtë.

“Është mjeshtri ta kontrollosh situatën e dalë jashtë kontrollit!

Sot një medie u përpoq që sharjet që me ishin bërë mua vite më parë t’i lidhte me fjalën e pa kendshme të deputetës Aida.


Nuk mendoj që sharjet prapa shpine janë problemi që meriton trajtuar. Problemi real janë shkaqet e problemet tjera që kanë substancë politike të pakapërcyshme, e të cilat nuk mund të mbulohen me një sharje. Sharja mund të jetë një shkas, që mund të shërbëjë për t’i mbuluar arsyet reale që kanë histori.

Për sharjet tinzare e prapa shpine, që mi kanë bërë, kurrë, kurrë nuk do të ndahesha nga PDK. Se tek e fundit edhe unë mund t’ua futsha një të sharë para sysh! Por, sharjet nuk janë as problemi e as zgjidhja!

Ajo që zakonisht vjen pas sharjeve, është fytyra e vërtetë e çakejve të ndersyer! Që nuk është e lehtë të kontrollohet.

Runu nga kjo pa edukatë e akulturë e komunikimit denigrues në rrjetet jo sociale, (anipse ato quhen sociale), se në fund askush nuk fiton! E më se paku fitojnë qytetarët e Kosovës! Është mjeshtri e madhe nëse dikush mund ta menagjoj ketë situatë të dalë jashtë kontrollit!

Problemet kanë substancë tjetër! Mediet profesionale duhet ta kerkojnë problemin aty ku ai fshihet!

E përserisë, sharja sido që të jetë, nuk është problemi!” (sic.), ka shkruar Krasniqi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Kalo në kategori