Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës, Jakup Krasniqi, ka thënë se në lidhje me kërcënimet e Marko Gjuriqit, fajin për këtë e kanë kryetari dhe i kryeministri i Kosovës (me fusnotë), të cilët në vend që t’i vazhdonin bisedimet teknike siç kërkonte Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, këta i vazhduan bisedimet politike për çështje të brendshme te Kosovës.
Në lidhje me kërcënimin e të ashtuquajturit drejtor i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, Krasniqi përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Gjuriqi me kompani kërcënojnë, pasi nga shumë gjenocidet e ushtruara nga paraardhësit e tij mbi shqiptarët, gjatë më shumë se një shekulli “nuk ju ka hyrë asnjë therë në këmbë?!”
Postimi i plot i Krasniqit:
SERBIA PERMES GJURIQIT PO KËRCËNON?!
Faji për ketë është i Kryetarit dhe i Kryeministrit te Kosovës (me fusnotë), të cilët në vend që t’i vazhdonin bisedimet teknike siç kërkonte Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, këta i vazhduan bisedimet politike për çështje të brendshme te Kosovës! Natyrisht që nga këto bisedime më shumë se te komprometuara e të pa përfunduara (fundi nuk ju dihet), Kosova në asnjë mënyrë nuk mund të dilte e fituar. Prandaj, Gjuriq-i e kompani, kërcënojnë. Kërcënojnë se nga shumë gjenocidet e ushtruara nga paraardhësit e tij mbi shqiptarët, gjatë më shumë se një shekulli, nuk ju ka hyrë asnjë therë në këmbë?!
Për ketë kanë merita të parët e Kosovës (me fusnotë), të cilët gjatë këtyre viteve jo vetëm që nuk e kanë forcuar shtetin, por e kanë degraduar skajshmërisht. Natyrisht i kanë forcuar ekonomit e tyre familjare! Këtu nuk mund t’i mashtrojë askush!
Ah, sikur të punonin kështu edhe për shtetin – Republikën e Kosovës, si punuan për vete!
Me këta njerëz nuk mund të ketë ndryshime, por mund të priten …. ! (sic.), ka shkruar Krasniqi. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMe inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Sarajeva me ajrin më të ndotur në botë, Shkupi i 16-ti, Prishtina e 22-ta
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni
27 vjet nga sulmi i dytë në familjen Jashari
Zhduket babai i tre fëmijëve në Shkodër, prej katër ditësh asnjë gjurmë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!