Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, aktualisht kryetar i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, ka thënë se askush sesa Hashim Thaçi nuk u ka bërë shërbim më të mirë Serbisë që nga koha e udhëheqësve komunistë shqiptarë.
Krasniqi në një shkrim thekson se kushdo që ka pasur mundësinë t’i lexonte deklaratat e udhëheqësve shqiptarë të viteve të ’80-ta, të atyre që e kishin përqafuar politikën e LKJ-së, e sheh se ato deklarata kishin më shumë dinjitet se këto të Thaçit 20 vjet pas luftës çlirimtare.
Lexoni të plotë shkrimin e Krasniqit:
“Kam pas lexuar diku, mbase ishte përrallë e cila thoshte se një mbreti i kishin dal brirët dhe kush e shihte mbretin me brirë e përhapte lajmin, lajmësi vritej. Njëri që e kishte parë mbretin me brirë, hyri ne një kallamishte dhe thirri disa herë: ‘Çka s’ke n’di e çka s’ke parë, mbreti ynë brirë ka’! Kur nga kallami bënë fyell, fyelli thoshte të njëjtën gjë. Dhe kështu lajmi mori dhen. Ajo edhe mund të ketë qenë përrallë, ndërsa kjo që do të lexoni në vazhdim nuk është përrallë, është e vërtetë.
Presidenti ynë brirë nuk ka, por ketë çmenduri që e paska thënë, po ta thoshte Vuçiqi, Presidenti normal i vendit tonë do të duhej ta ngrite zërin në selinë e BE-se në Bruksel, në Shtëpinë e Bardhë në Uashington dhe në Kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar në Londër dhe kudo që do të arrinte. Jo, ai është bërë zëdhënës i kësaj maskarade. Lexojeni se çka paska deklaruar: ‘Dikush mund të thotë se Serbia duhet ta njohë Kosovën pa kushte dhe brenda këtyre kufijve. Edhe unë dua të njëjtën gjë. Por, a mendoni se ne do ta bindim Serbinë ta bëjë një gjë të tillë së shpejti? Fatkeqësisht, jo. Po BE-ja dhe aleatët tanë të fuqishëm: SHBA-ja, Gjermania, Anglia, Franca, Italia e shumë të tjerë, a mendoni se do ta bindin Serbinë ta njohë Kosovën? Përsëri, jo. Nuk kanë mundur ta bindin të bëjë një gjë të tillë deri më sot dhe nuk mund të garantojnë se do ta bëjnë nesër apo në të ardhmen e afërt. Si rezultat, përgjegjësia mbetet tek ne’. Deklarim më finok, mbase as kaq finok, nuk do ta nxirrte asnjë shqiptar, serbët janë mjeshtër të këtyre gjerave të programuara.
Por, as këto turpe që janë renditur më lartë sesa kryeturpi i Thaçit i cekur më parë, nuk qëndrojnë prapa: ‘Nuk mund t’i arrijmë këto qëllime, nuk mund ta vulosëm njëherë e përgjithmonë fatin e Kosovës si shtet, nëse në muajt e ardhshëm nuk do ta bëjmë marrëveshjen ligjërisht obliguese me Serbinë’. Pse kjo me kaq ngutësi lidhet me muajt e ardhshëm? Pse muajt e deri tashëm ishin ndryshe?
‘Marrëveshja mund të arrihet vetëm nëse palët bëjnë kompromis’. JO zotëri Thaçi, kompromiset i kemi kryer në Bisedimet e Vjenës. Këto nuk janë kompromise, këto janë më shumë se komprometime, ky është kulmi i papërgjegjësisë nga njeriu i parë i shtetit.
‘Por, realiteti është edhe më kokëfortë se argumentet tona’. Mos po donë presidenti i papërgjegjshëm të na thotë se ne nuk kemi argumente për pavarësi? Dhe vazhdon me argumentin tradicional serb: ‘Njohja nga Serbia është bërë pengesa primare për rrugëtimin tonë euroatlantik’. Jo zotni, mos njohja nga Serbia nuk është pengesë, pengesë janë dhjetë vitet e qeverisjes sate me të gjitha ata që t’u bënë argatë në realizimin e Marrëveshjen e 19 prillit 2013, me miratimin e saj.
Për këto deklarata të Thaçit, kam bindjen se i ka mirëpritur ASHAS-ja dhe po qese Universiteti i Beogradit do ta ftonte për t’ia dhënë titullin Honorise Caussa, nuk do të habitesha. Ndoshta, ai po e synon diçka më shumë, po e synon çmimin Nobel për paqe?! Një çmim të ngjashëm për paqe para sa vitesh e kanë pas ndarë një udhëheqës Izraelit me një Palestinez, por paqja nuk është arritur as sot e kësaj dite. Me këto veprime të presidentit të papërgjegjshëm të Kosovës, shërbim më të mirë shtetit Serb – Serbisë që nga koha e udhëheqësve komunistë shqiptarë (1945-1989) nuk i është bërë. Madje, është një shembull tipik, si një veprimi i një matrapazi (që s’po ia përmendi emrin), i para disa vjetëve, pas vendosjes se kufijve të Shqipërisë Londineze caktuar nga Konferenca e Ambasadorëve në Londër dhe njohjes se saj nga Lidhja e Kombeve në Konferencën e Paqes në Parisë më 1919!
Ta themi edhe ketë: Kushdo që ka pasur mundësinë t’i lexonte deklaratat e udhëheqësve shqiptarë të viteve të ’80-ta, të atyre që e kishin përqafuar politikën e LKJ-së, e sheh se ato deklarata kishin më shumë dinjitet se këto të Thaçit 20 vjet pas luftës çlirimtare?! Edhe pse shkalla e rrezikshmërisë për udhëheqësit e viteve të ’80-ta ishte e pakrahasueshme me ketë të sotmen. Për faktin se Serbia është krejt jashtë Kosovës dhe federata jugosllave nuk ekziston më.
Të gjithë në mbrojtje të tërësisë territoriale të Republikës! Të gjithë për një platformë për Kosovën!”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri