Presidenti Hashim Thaçi, dje ka bërë publike një letër dërguar presidentit amerikan Donald Trump, përmes së cilës ofron kompromis për arritjen e marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Kritika ndaj kësaj letre të Thaçit ka kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës, Jakup Krasniqi.
Ai vlerëson se Thaçi ka bërë shkelje kushtetuese kur ka ofruar kompromis paraprakisht.
“Ofrimi i kompromisit paraprakisht nuk është e drejtë kushtetuese, përkundrazi është shkelje e rendë e kushtetutës, pasi është thirrje për cenimin e territorit dhe të sovranitetit të shtetit. Madje, kjo thirrje po vjen pasi një viti të zhurmshëm e më plotë patriotizëm në jetën politike e mediatike për bashkimin e Kosovës Lindore (Preshevës, Bujanocit e Medvegjës) me Kosovën. Pas gjithë atij debati që është zhvilluar në gjithë hapësirën kombëtare shqiptare për korrigjimin e kufirit në dobi të Kosovës, premtimi i tashme që i bëhet Presidentit të SHBA-së e sidomos gatishmëria për kompromis është tregues i sigurt se i pari i shtetit tonë ka probleme serioze politike e intelektuale”, ka shkruar Krasniqi.
Reagimi i Krasniqit:
GATISHMËRINË PËR KOMPROMIS SI TA QUAJMË?
Çfarëdo thirrje për marrëveshje e cila do t’i normalizonte marrëdhëniet në mes Kosovës e Serbisë, qoftë edhe thirrja për ndonjë formë tjetër për normalizimin e marrëdhënieve, e saktësoj – për normalizimin e marrëdhënieve, do të mund të konsiderohej si normale. Është normale edhe atëherë kur zyrtarët e lartë të shtetit shfaqin vullnete të mira për normalizim marrëdhëniesh, e sidomos kur ai normalizim hapë perspektiva jo vetëm për qytetarët e dy vendeve (Kosovë – Serbi), por edhe për krijimin e raporteve të reja në Ballkanin Perëndimor, nuk mund të bëhen me vullnetin e mirë vetëm të palës së Kosovës. Por ama normalizim pa sakrifikuar asnjëra palë nga popujt e këtij rajoni. Madje, shqiptarët kanë sakrifikuar shumë, kanë bërë shumë kompromise dhe të rejat nuk duhet t’ju kërkohen nga askush jashtë saj. Ndërsa kompromisin për zvogëlim hapësinor, askush nga shqiptarët nuk duhet guxuar që ta mendoj e jo më ta ofroj. E kushdo që guxon ta ofroj, mbi te duhet të bien të gjitha mëritë e historisë, të gjitha mëritë e dhimbjeve që kombit tonë ia kanë shkaktuar padrejtësitë e vjetra e të reja të historisë së dhimbshme shumëshekullore!
Gjithashtu i pari qytetarë i vendit tonë (pozitë të fituar më shumë pazare e në rrethana jo normale), ka të drejtë kushtetuese të kërkoi nga Presidenti i SHBA-së që t’i ndihmoj Kosovës e Serbisë në normalizimin e marrëdhënieve në mes këtyre vendeve, por nuk ka të drejtë të ofroi paraprakisht kompromis për normalizimin e marrëdhënieve. Ofrimi i kompromisit paraprakisht nuk është e drejtë kushtetuese, përkundrazi është shkelje e rendë e kushtetutës, pasi është thirrje për cenimin e territorit dhe të sovranitetit të shtetit. Madje, kjo thirrje po vjen pasi një viti të zhurmshëm e më plotë patriotizëm në jetën politike e mediatike për bashkimin e Kosovës Lindore (Preshevës, Bujanocit e Medvegjës) me Kosovën. Pas gjithë atij debati që është zhvilluar në gjithë hapësirën kombëtare shqiptare për korrigjimin e kufirit në dobi të Kosovës, premtimi i tashme që i bëhet Presidentit të SHBA-së e sidomos gatishmëria për kompromis është tregues i sigurt se i pari i shtetit tonë ka probleme serioze politike e intelektuale! Ai po tregohet i gatshëm për të bërë kompromisin e radhës dhe më të madhin e më dëmshmin e deritashëm. Kjo për njeriun me aftësi mesatare është e pa akceptueshme.
Është e qartë, gatishmëria për kompromis nuk donë të thotë: bashkim i tri komunave të Kosovës Lindore me Kosovën, por dhënia e një pjese të Kosovës Serbisë, madje këtu rrezikohet e gjithë hapësira jonë vitale përtej lumit Iber. Në ketë rast dhimbja është edhe më e madhe se e tërë kjo po vije pas kompromiseve të shumta që Kosova ka bërë në Bisedimet e Vjenës dhe më pas në Bisedimet e Brukselit. Kjo që e ka bërë një njeri, qoftë edhe njeriu i parë i vendit, për gatishmërinë për kompromis të ri pas shumë kompromiseve të njohura, e ka vetëm një emër – tradhti. Madje, edhe sikur e tërë kjo të ishte arritur pas një konsensusi nacional në mes partive politike pjesëmarrëse në Kuvendin e Kosovës për kompromis do të ishte tradhti e cila do të duhej të parandalohej nga qytetarët e Kosovës. Por krejt çështja është, në ketë hallakamë protestash për interesa vështirë të arsyeshme për rrethanat tona, si po d uket pak ka hapësirë për veprime racionale afatgjata. Sipas të gjitha gjasave edhe kjo hallakamë e ka gatishmërinë për kompromise të reja?!
Për rrethanat e reja të krijuara kahmoti, më duket krejt e paarsyeshme heshtja e rinisë në përgjithësi, sidomos e rinisë studentore e cila duhet të jetë më e përkushtuara për t’i mbrojtur frytet e fituara me luftën çlirimtare dhe angazhimin e saj për avancimin e këtyre fryteve në rrethana të reja progresi, zhvillimi e solidariteti.
Gatishmëria e cilitdo institucion të Kosovës për kompromis të ri nuk mund të konsiderohet në asnjë rrethanë kompromis, por duhet të konsiderohet edhe më shumë sesa komprometim. Mbase, është momenti i fundit që cilitdo që guxon te ofroj gatishmëri kompromisi apo lëshime të reja ndaj Serbisë, si dhe ndaj të gjithë atyre që thirrin si kukuvajka për heqjen e taksës 100% ndaj Serbisë, populli shqiptar i Kosovës duhet t’i nxjerrin pa hezituar jashtë politikës. Taksa e ka vetëm një adresë kundërshtuese – Serbinë! Çdo tentim për orientim tjetër është mashtrim e trillim.
Të gjithë në Kosovë duhet ta dinë se Republikës së Kosovës jo vetëm që si duhen kompromise e konferenca të reja, kuptohet pas Bisedimeve të Vjenës, ashtu si nuk i janë dashur as Bisedimet politike të Brukselit të cilat veç situatave konfliktuoze nuk kanë krijuar asgjë të mirë. Dhe ato situata i kemi parë shumë herë gjatë pesë-gjashtë viteve të fundit.
Nëse dikush do të duhej ta kërkonte kompromisin, ai dikush do të duhej të ishte vetëm e vetëm Serbia e trashëgimtarëve të Millosheviqit e jo shqiptarët – viktimat më se njëshekullore të regjimeve të ndryshme serbe.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri