Krasniqi për kërkesën për shfuqizim të Speciales: Po mbrohen pak individë që i lidhë gjithçka - pos interesi kombëtar!

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, ka thënës e qëndrimet e deputetëve të Nismës për shfuqizimin e Speciales, janë krejtësisht mbi bindjet individuale. Ai ka shtuar se Nisma në organet e veta nuk ka diskutuar për këtë çështje.“NE NUK MUND TË JEMI MIQ ME ASNJË TJETËR NËSE NUK JEMI E MIRA E VETËS Shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve (sidomos atyre të zëshmeve të sotëm), në këto momente me duhet t’ua tregoj një urti të shqiptarëve të urtë, që pushtuesit i kishin lënë pa shkollë në gjuhën e mëmës, e cila thotë: “Kush bie në shtrat me fëmijë, zgjohet i lagur”! Ne dhe ju miq, kemi kohë që jemi ne një shtrat me fëmijë. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe në rastin tonë! Kësaj radhe kaq për zhvillimet e papritshme të natës se sotshme! Po të dëgjonin me kohë, fëmijët e natës se sotme, JO-JA do bëhej me kohë! Dikush duhet të jep përgjegjësi, pse Jo-ja nuk u tha kur ishte koha! Atëherë do mbrohej Kosova! Sonte po mbrohen pak individë që i lidhë gjithçka tjetër, veç jo kurrë interesi kombëtar! Gjërat e pa matura shtatë herë, nuk besoj që dalin mirë! Kështu thotë i urti populli im! Unë e respektoj urtinë e popullit tim. Kur ishte interesi i Kosovës. NISMA ishte kundër! Interesa individësh nuk mbrojmë ne dem te Kosovës! P.S. Qëndrimet e deputetëve të NISMES, në ketë situatë janë krejtësisht mbi bindjet individuale! Nisma në organet e veta nuk ka diskutuar për ketë çështje” (sic.), ka shkruar Krasniqi në profilin e tij në Facebook. /Telegrafi/













































