LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi për dorëheqjet në veri: Atje ka sunduar krimi i organizuar serb

Krasniqi për dorëheqjet në veri: Atje ka sunduar krimi i organizuar serb

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka komentuar dorëheqjen e kryetarëve të komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës.

Krasniqi përmes një shkrimi autorial, ka thënë se në këto komuna ka sunduar krimi i organizuar serb në krye të të cilit kanë qenë dhe  ishin të gjithë Presidentet e Serbisë, përfshirë edhe ketë të fundit.

“Se kriminelët serbë nuk duhet të jenë të qetë, kjo është edhe e kuptueshme, e kuptueshme është edhe kur këtyre ju del në mbrojtje  Vuçiqi dhe i gjithë aparati i tij kriminel, madje disi e kuptova edhe “shefin” e “UNMIV-it” (e quajta UNMIV, se është vetëm për veriun), që bashkëqeverisi me kriminelët e asaj pjese prej që është instaluar në veri (në vitin 2008), por me vije keq pse zyrtarë të BE-së (zëdhënësja), por edhe të tjerë, vrapojnë të vihen në mbrojtje të strukturave kriminale serbe në atë pjesë të Kosovës”, ka deklaruar Krasniqi.


Ai ka theksuar se pa faj nuk janë as të gjitha qeveritë e pas luftës e sidomos qeveritë e pavarësisë të cilat sipas tij as edhe njëherë problemin e veriut nuk e shtruan si duhet në asnjë nivel politik, përkundrazi siç shprehet Krasniqi, nga viti 2012/13 e këndej në institucionet e Kosovës kanë sjellë struktura që i përgjigjën Beogradit e jo Kosovës e as interesave të qytetarëve serbë të cilët Serbia i konsideron “mish për top”.

“Kulmi i krejt kësaj është arritur ketë vit në Kosovë, kur temë qendrore në çdo segment të shoqërisë sonë është bërë tema serbe për ndarjen e Kosovës.

Zhvillimet e këtyre dite, sidomos taksa 100% për mallrat serbe ishte vetëm një shkas, shkaqet e vërteta të këtyre veprimeve të serbëve të veriut  duhet kërkuar te politika serbe e pastaj edhe të bisedimet politike të Brukselit që prodhuan “Listën serbe” e cila i përgjigjet vetëm Beogradit. Te situata e sotme do të na sillte çdo përpjekje e Kosovës për ta vendosur atje sundimin e rendit e të ligjit, siç ishte taksa dhe arrestimi i vrasëseve të Oliver Ivanoviqit”, ka shkruar Krasniqi.

Krasniqi ka thënë se të gjithë mbështetësit e ndarjes së Kosovës duhet ta dinë se pas një veprimi të tillë, të ndarjes së Kosovës, duhet të pushojnë të gjitha pengesat që çojnë në drejtim të bashkimit të Kosovës e trojeve të tjera shqiptare me Shqipërinë!

“Mbase, kjo është mënyra e vetme për të garantuar paqen e sigurinë në Ballkan!

Padrejtësia që ju bë shqiptarëve para 105 viteve në Konferencën e Fuqive të Mëdha në Londër duke i bërë copë-copë tokat shqiptare, ka krijuar disbalance e pasiguri në Ballkan, pasojat e të cilit vendim të padrejtë po i bartim edhe sot”, ka shkruar Krasniqi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori