LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi: Pas akuzave ndaj Kurtit, prokuroria duhet ta intervistojë Thaçin

Krasniqi: Pas akuzave ndaj Kurtit, prokuroria duhet ta intervistojë Thaçin

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi i ka dalë në krah Albin Kurtit, karshi akuzave të presidentit Thaçi, të bëra sot në konferencën për shtyp.

Krasniqi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “konferenca e sotme e Kryetarit të Kosovës ishte skandali i radhës. Ishte skandal për shumë çka?! Dhe nuk dua t’i ceku të gjitha,, se secili e ka mundësin ta shikoj e dëgjojë. Për mua ishte skandal, akuzat që ai e bëri në drejtim të VV-së e Albin Kurtit, sidomos për financimin e saj nga Irani?! Prej nga Kryetari e ka ketë informacion? Nëse ai e ka ketë informacion, nga cili institucion e ka marrë? Pse këtë informacion nuk e kanë institucionet e ndjekjes e të hetuesisë?”.

Postimi i plotë i Kurtit:


“KONFERENCA E KRYETARIT, SKANDALI I RADHËS

Nuk e di si e kanë parë të tjerët, por, Konferenca e sotme e Kryetarit të Kosovës ishte skandali i radhës. Ishte skandal për shumë çka?! Dhe nuk dua t’i ceku të gjitha,, se secili e ka mundësin ta shikoj e dëgjojë. Për mua ishte skandal, akuzat që ai e bëri në drejtim të VV-së e Albin Kurtit, sidomos për financimin e saj nga Irani?! Prej nga Kryetari e ka ketë informacion? Nëse ai e ka ketë informacion, nga cili institucion e ka marrë? Pse këtë informacion nuk e kanë institucionet e ndjekjes e të hetuesisë?

Nëse veprimet e VV janë të asaj shkalle të rrezikshmërisë? Fshehja e një rrezikshmërie të ati niveli është, jo më pak se vepër penale. Pra me Kodin Penal të Kosovës si veprimi e mos veprimi është vepër penale.

Pas kësaj deklarate, Prokurori i shtetit duhet të lëvizë. Duhet të lëvizë për të gjitha veprimet e rrezikshmërisë!.

Edhe vlerësimi i depërtimit të shtetasve turq, nuk mund të konsiderohet me aq lehtësi “si rast i izoluar”, pasi të drejtat e njeriut janë shkelur rënd. E të drejtat e njeriut janë kryevlerë për vendet e botës demokratike.

Nëse Prokurori i shtetit nuk vepron, dikush po e vazhdon mashtrimin!”, (sic.), ka shkruar Krasniqi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Drejtësi
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Kalo në kategori