LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi: Opozita është dashur të marrë pjesë në seancën për ekipin negociator

Krasniqi: Opozita është dashur të marrë pjesë në seancën për ekipin negociator

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi ka thënë se nuk është dashur të ketë dy seanca të jashtëzakonshme.

Ai ka thënë se opozita është dashur të shkonte në seancën e thirrur nga Kryeministri dhe të thoshte mendimin e saj, por ajo nuk e shfrytëzoj penalltinë për të shënuar golin e saj të radhës.

Postimi i plotë i Krasniqit:


REZOLUTA – CILA ËSHTË FUQIJA E SAJË
Një gjë është e vërtetë, seancë emergjente mbi seancë emergjente nuk është dashur të ketë, sidomos kur seancë ka qenë e caktuar. Pa dyshim, kjo gjellë e ligë e ka edhe kryegjelltarin e sajë. Pa marrë parasysh ketë që ndodhi, opozita është dashur të shkonte në seancën e thirrur nga Kryeministri dhe të thoshte mendimin e saj, por ajo nuk e shfrytëzoj penalltinë për të shënuar golin e saj të radhës. Është e ditur, shpirtngushtësia nuk të len të shikosh e mendosh esëll. Opozita edhe po të behej pjesë e Grupit të Qeverisë do të ishte më me interes të madh për vendin sesa të ngulte këmbë për një rezolutë që nuk mund të ketë fuqi më të madhe se sa e ka Kushtetuta e Kosovës, e cila garanton tërësinë territoriale të Kosovës.
Kjo situate e krijuar në politikën tonë e në institucionet tona më kujton atë thënien e Nënave tona e cila thotë: “Bash për armik”!
Miqtë kanë pritur diçka tjetër! Sigurisht jo ketë kaos politik e institucional. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Drejtësi
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Kalo në kategori