Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovë, Jakup Krasniqi ka vlerësuar se logoja e 10-vjetorit të Pavarësisë, e cila shpërfaq dy duar të vendosura shpinë për shpine, nuk ka ndonjë simbolikë të rrugëtimit që na solli deri te ky jubile.
Krasniqi përmes një postimi në Facebook, duke kritikuar logon, ka thënë se “nuk shoh ndonjë simbolikë të rrugëtimit të Lëvizjes Kombëtare për Çlirim e Bashkim, rrugëtim gati njëshekullor i popullit tonë. Nuk shoh asnjë element e simbolikë të flijimeve për liri e pavarësi, të cilat falë gatishmërisë atdhetare të brezave, jemi në liri e pavarësi”.
Postimi i Krasniqit në Facebook:
“JA, KUSH E SOLLI LIRINË E PAVARËSINË!
Kam menduar gjatë e gjatë që të kuptoj se çfarë përmban logoja e 10-vjetorit të Pavarësisë, e cila shpërfaq dy duar të vendosura shpinë për shpine, gishtërinjtë e të cilave japin numrin dhjetë. Ndoshta, më bëhet kjo, e japin edhe logjikën e kundërshtimeve politike!
E çuditshme, në këtë logo nuk shoh ndonjë simbolikë të rrugëtimit që na solli deri te ky jubile.
Nuk shoh ndonjë simbolikë të rrugëtimit të Lëvizjes Kombëtare për Çlirim e Bashkim, rrugëtim gati njëshekullor i popullit tonë. Nuk shoh asnjë element e simbolikë të flijimeve për liri e pavarësi, të cilat falë gatishmërisë atdhetare të brezave, jemi në liri e pavarësi.
Nuk shoh asnjë grimë grilash, pas të cilave shqiptarët kaluan mbi 600 shekuj burg.
Nuk shoh asnjë simbolikë të kombit, madje asnjë ngjyrim elementar.
Përkundrazi,shoh vetëm dy duar që kundërshtojnë njëra-tjetrën, sikur duan të thonë:
Shikoni, këtë jubile e keni dhuratë vetëm nga këto dy duar të vetme, të cilat ua kanë sjellë Lirinë e Pavarësisë! (Mbase edhe është kështu, pasi paskërkan të drejtën e njëshit të na rrëmbejnë çdo gjë, siç në realitet edhe po ndodh!).
Se,fundja, pa këto duar s’do të kishte jubile të Pavarësisë!
Në këtë logo as edhe një mësim nga jubiletë e shumtë të Pavarësive të Shqipërisë!
Pa dyshim, mund të ketë edhe interpretime ndryshe…”, ka shkruar Krasniqi, duke postuar edhe logon e 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

OSBE reagon pas mbylljes së Qendrave serbe në veri: Dëmton çasjen në shërbime për komunitetet jo shumicë

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë