Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakur Krasniqi ka vlerësuar se Lista Serbe me të gjitha veprimet e saj, që nga hyrja në zgjedhje e pastaj në Kuvend, ka treguar se ka qenë dhe është antikushtetuese dhe si e tillë duhet të shpallet e jashtligjshme.
Krasniqi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “veprimi i sotshëm kërcënues i Listës Serbe, është dëshmia më e mirë e kësaj që po e them”.
Shkrimi i Krasniqit në Facebook:
LISTA SERBE DUHET TË SHPALLET E JASHTËLIGJSHME
“Romaket e vjetër thonë: “Të gjitha rrugët të çojnë në Romë”. Edhe për sa i takon Listës Serbe, me të gjitha veprimet e saja që nga hyrja në zgjedhje e pastaj në Kuvend, krejt deri me sot, ka treguar se ka qenë dhe është antikushtetuese dhe si e tillë duhet të shpallet e jashtëligjshme. Veprimi i sotshëm kërcënues i Listës Serbe, është dëshmia më e mirë e kësaj që po e them.
Gjithashtu, si shkelës i Kushtetutës duhet të konsiderohet edhe kumbara i Listës Serbe, Kryetari i sotshëm i Kosovës, Hashim Thaçi, sipas të cilit, Serbia moti kohë përpara e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe i kanë normalizuar marrëdhëniet mes veti. Kështu se paku ka deklaruar ai disa herë në Kuvendin e Kosovës.
Vërtetë që ka ardhur koha që edhe ushtarët e djeshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, qofshin edhe drejtuesit e saj, të mësohen se marrja e përgjegjësisë e ka edhe anën e kundërt të saj, dhënien e përgjegjësisë për veprimet apo mos veprimet e tyre. Dikush ka kontribuar dhe ka kontribuar shumë që sot e kemi Listën Serbe të Vuçiqit në Kuvend.
Nuk behet kiameti nëse të padijshmit ua lëshojnë rrugën atyre që donë e dinë ta drejtojnë vendin” (sic.), ka shkruar Krasniqi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë