LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi: Kushdo që e lexon ligjin për zgjedhjet e ka të qartë se rregullat me të cilat ka filluar loja, janë ndryshuar në përfundim të saj

Krasniqi: Kushdo që e lexon ligjin për zgjedhjet e ka të qartë se rregullat me të cilat ka filluar loja, janë ndryshuar në përfundim të saj

Kryetari i Këshillit Kombëtare të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, në lidhje me shpalljen e rezultateve zgjedhore të 6 tetorit, ka theksuar se kushdo që e lexon ligjin për zgjedhjet e ka të qartë se rregullat me të cilat ka filluar loja, janë ndryshuar në përfundim të saj.

Përmes një shkrimi të gjatë dërguar medieve, ka thënë se KQZ-ja ka shkelur Ligjin për zgjedhjet.

“Gjatë gjithë viteve të lirisë e të pavarësisë, parti politike e individ më ngulm kanë bërë thirrje për sundim të ligjit, tani kur është momenti për të mbrojtur ligjin/ligjet dhe vlerën sublime kombëtare (luftën për Liri), kemi heshtje varri dhe jo vetëm tani. Në anën tjetër kur KQZ-ja ka shkelur Ligjin për zgjedhjet se bashku me Gjykatën Supreme duke ju dhënë legjitimitet votave të paligjshme, grupet e përmendura shoqërore në masë të madhe kanë heshtur ose ndonjë tehun e kritikës e kanë drejtuar ndaj atyre që kanë kërkuar e kërkojnë mbrojtjen e ligjit i cili në rastin e zgjedhjeve është shumë i qartë. Këtu nuk duhet të jetë e rëndësishme se kush po e kërkon respektimin e ligjit, por a është shkelur ligji dhe pse”, ka shkruar Krasniqi, transmeton Telegrafi.


Krasniqi, thotë se mediet me kredibilitet e besueshmëri do të duhej t’i ftonin njohësit e ligjeve dhe ekspertët me përvojë që të jepnin mendimet e tyre profesionale e kredibile.

“Kushdo që e lexon ligjin për zgjedhjet e ka të qartë se rregullat me të cilat ka filluar loja, janë ndryshuar në përfundim të saj. Kjo është e dukshme. Reagimet në mbrojtje të ligjit/eve dhe vlerave duhet të bëhen me kohë! Përndryshe, reagimet si ‘kofini pas të vjelurave’ si duhet askujt”, ka thënë Krasniqi, ndër të tjera.

Reagimi i plotë:

“NUK ËSHTË PROBLEM MOS RESPEKTIMI I LIGJIT, POR MBROJTJA E TIJ?!

Para shumë viteve, mbase edhe dekadave kam pas lexuar diku në letërsinë antike greke se qytetarët më të kulturuar i ka ai qytet (i Greqisë), qytetarët e të cilit dinë të reagojnë kur padrejtësia i/u bëhet tjetrit apo të tjerëve. Kjo do të thotë se është qytetari kur reagimi bëhet ndaj padrejtësisë që i behet tjetrit, se të reagosh ndaj padrejtësisë që ushtrohet ndaj teje është e natyrshme se në fund të fundit njeriu i ka dy duar për të mbrojtur një kokë.

Nëse kemi parasysh ketë, në këto momente që po i kalojmë, natyrshëm na shtrohet pyetje: Ku jemi ne me ketë lloj të qytetarisë?

Janë dy zhvillime që ndodhen ditëve të fundit që ma risollën në kujtesë thënien e lexuar në vitet e studimeve në Universitetin e Kosovës. Zhvillimi i parë janë zgjedhjet e lira, ndërsa i dyti, ftesat e reja nga dhomat e Specializuara të Prokurorisë më seli në Hagë. Jam i bindur se në të dy rastet do të duhej të kishte një reagim qytetar, e sidomos do të duhej të kishte një reagim nga komunitetet e organizuara të shoqërisë sonë, si nga komuniteti i intelektualëve, i medieve dhe shoqëria civile. Përkundrazi, ka heshtje e në ndonjë rast ka kritika ndaj atyre që përpiqen t’i mbrojnë ligjet në fuqi nga shkeljet e rënda që u bëhet atyre?!

Gjatë gjithë viteve të lirisë e të pavarësisë, parti politike e individ më ngulm kanë bërë thirrje për sundim të ligjit, tani kur është momenti për të mbrojtur ligjin/ligjet dhe vlerën sublime kombëtare (luftën për Liri), kemi heshtje varri dhe jo vetëm tani. Në anën tjetër kur KQZ-ja ka shkelur Ligjin për zgjedhjet se bashku me Gjykatën Supreme duke ju dhënë legjitimitet votave të paligjshme, grupet e përmendura shoqërore në masë të madhe kanë heshtur ose ndonjë tehun e kritikës e kanë drejtuar ndaj atyre që kanë kërkuar e kërkojnë mbrojtjen e ligjit i cili në rastin e zgjedhjeve është shumë i qartë. Këtu nuk duhet të jetë e rëndësishme se kush po e kërkon respektimin e ligjit, por a është shkelur ligji dhe pse?

Në një situatë të tillë, mediet me kredibilitet e besueshmëri do të duhej t’i ftonin njohësit e ligjeve dhe ekspertët me përvojë që të jepnin mendimet e tyre profesionale e kredibile.

Kushdo që e lexon ligjin për zgjedhjet e ka të qartë se rregullat me të cilat ka filluar loja, janë ndryshuar në përfundim të saj! Kjo është e dukshme.

Reagimet në mbrojtje të ligjit/eve dhe vlerave duhet të bëhen me kohë! Përndryshe, reagimet si “kofini pas të vjelurave” si duhet askujt”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori