Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi ka vlerësuar se loja me kufij kudo është punë me rreziqe të mëdha dhe shembulli më i mirë për ketë është historia e afër dhe e largët e Ballkanit.
Krasniqi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “Kosova i kishte kufijtë e saj edhe në kuadrin e Jugosllavisë Federative të konfirmuar edhe në Kushtetutën e vitit 1974”.
Postimi i Krasniqit në Facebook:
“VEÇ A KA GATISHMËRI NË BOTËN EUROATLANTIKE PËR KRIJIMIN E SHTETEVE ETNIKE NË BALLKAN
Ne jemi të bindur se loja me kufij kudo është punë me rreziqe të mëdha, shembull më të mirë për ketë është historia e afër dhe e largët e Ballkanit. Ne, shqiptarët kur e kemi nisur luftën çlirimtare në Kosovë, nuk e kemi filluar vetëm në kufijtë e Kosovës dhe ketë e dinë mirë që të tre të parët e institucioneve të shtetit tonë. Natyrisht, kjo nuk ka qenë vetëm vullnet i tyre, se vullneti i tyre po shihet, por ka qenë vullnet dhe aspiratë shekullore e kombit tonë. Vetëm në nëntor të vitit 1998, në dhjetë ditshin e dytë, në mbledhjen disa ditësh të SHP të UÇK-së, për shkak të kërkesave të miqve (veçmas të SHBA-së), gjithë riorganizimin e UÇK-së e kemi bërë në kufijtë ekzistues të Kosovës, në kufijtë që edhe është shpallur pavarësia e saj më 17 shkurt 2008. Kjo tërheqje është bërë për faktin se nuk mund të ndryshoheshin kufijtë në baza etnike. Kosova i kishte kufijtë e saj edhe në kuadr in e Jugosllavisë Federative të konfirmuar edhe në Kushtetutën e vitit 1974.
E tregova ketë për të konfirmuar se në Ballkan dhe në Evropë, nëse dikujt i konvenon krijimi i kufijve mbi baza etnike, askujt tjetër nuk i konvenon më shumë se shqiptarëve të cilët gjinden të shpërndarë në shumë shtete të Ballkanit, por ne nuk e shohim që për ketë ka gatishmëri në Evropë. Madje kjo gatishmëri nuk shihet as të lojtari kontrovers i idesë për korrigjimin e kufijve. Në ketë rast nuk është duke u mbrojtur Kosova dhe as interesat e shqiptarëve në Kosovën Lindore. Për ketë jam më se i bindur. Por, për ketë duhet të binden shqiptarët në përgjithësi e ata të Kosovës Lindore në veçanti.
I shkrova këto pak fjalë për tri arsyeje:
E para, me vije keq prej gjithë shqiptarëve të Kosovës që kanë flijuar shumë për këtë liri që e kemi arritur.
Se dyti, me vije keq për gjithë përpjekjet e Lëvizjes Kombëtare për Çlirim e sidomos për shokët e mi të ideales të këtyre 50 vjetëve të fundit që janë shpërndarë si zogjtë e qyqes dhe ketë nuk e bënë për interesin e atdheut. Dhe
Se treti, me vije shumë, shumë keq për gjithë anëtarët e SHP të UÇK-së ( e shtabit të zgjeruar), për devijimet e mëdha që ia bënë dhe po ia bëjnë idealeve të shumë brezave dhe brezit të UÇK-së që për liri e atdhe sakrifikuan më se shumti. Vetëm në luftën e fundit, për Kosovën u flijuan mbi 13.000 shqiptarë!
Dhe të gjithë se bashku po bëjmë sehire para një mashtrimi të madh që vije nga një mashtrues i zhdërvjellët vetëm për prapësi!
Shkurt, shqiptarët nuk e kanë asnjë arsyeje që t’i frikësohen ndryshimeve mbi baza etnike në Ballkan. Por a është e sa është e mundur kjo? Kjo është çështje tjetër e cila gjithsesi e kërkon përgjigjën e duhur e të peshuar mirë e mirë!
Ecja pas pehlivanit, veç e veç a se bashku, kombin e çon në theqafje!”, ka shkruar Krasniqi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri