Jakup Krasniqi, nga Nisma për Kosovën, shpreh reagimin e tij ndaj përpjekjeve për të ndryshuar Kodin Penal, duke e ndërlidhur atë me zgjedhjet lokale të Drenasit.
“Do t’i kisha pyetur iniciatorët e ndryshimit të Kodit Penal e të Procedurave Penale: A e dinë ata se me cilin ligj a kod, sot është ndërprerë mësimi në shkollën e Komoranit, të Nekocit e të Kizharekës për t’i dëgjuar përrallisjet e kandidatit për Kryetar të Drenasit nga PDK-ja?”, thotë Krasniqi, sipas të cilit, ata që kanë pushtet e po kërkojnë pushtet në Kosovën, po shkelin dinjitetin e njerëzve edhe më barbarisht se Tito e Millosheviqi!
Shkrimin e tij, mund ta lexoni të plotë më poshtë.
“Dikush në Kosovë këto ditë po na tregon përralla për fëmijë për netët e gjata të dimrit që po vije. Kështu mund të cilësohen përpjekjet për ndryshimin në Kodin Penal dhe Procedurat Penale. Jam më shumë se i bindur se problemi nuk është te Kodi Penal e as Procedurat Penale, por në mos gatishmërinë për të zbatuar ligjshmërinë në Republikën e Kosovës nga iniciatorët e ndryshimit. Problemi është se ata që e bënë iniciativën e ndryshimit të këtyre kodeve janë penguesit kryesor për zbatueshmërinë e ligjeve në fuqi.
Në ketë rast do t’i kisha pyetur iniciatorët e ndryshimit të Kodit Penal e të Procedurave Penale: A e dinë ata se me cilin ligj a kod, sot është ndërprerë mësimi në shkollën e Komoranit, të Nekocit e të Kizharekës për t’i dëgjuar përrallisjet e kandidatit për Kryetar të Drenasit nga PDK-ja? A duhet të ndërpritet mësimi në shkollat tona, për t’i dëgjuar të gjithë kandidatet, pasi secili mund të jetë kandidat potencial për t’u bërë Kryetar i Drenasit. Pastaj, mësuesit nuk janë punëtor të një subjekti politik e as paguhen nga buxhetet e partive politike, por nga buxheti ynë. Kush garanton se do të kompensohen orët e humbura? Kur dhe si do të kompensohen ato? Mbi cilin ligj, drejtoret e shkollave e kanë ndërprerë mësimin në ato shkolla? Kush ishin urdhërdhënësit për ndërprerjen e mësimit? Në rastet e tilla, cili duhet të jetë reagimi i Ministrit te Ministrisë së Arsimit? A guxon ai të reagon ndaj këtij keqpërdorimi të arsimtarëve tanë?
Urdhërdhënësit e këtij krimi a e dinë se në asnjë vend demokratik të Evropës e të Amerikës, arsimtaret nuk janë të obliguar që të jenë detyrimisht anëtarë të një partie politike? Në cilin vend të botës ndodhë kjo, veç Korës Veriore? Në sistemin socialist të Titos e Rankoviqit, mësuesit detyroheshin për aktivitete të ngjashme. Por, a nuk e luftuam dhe a nuk e lemë prapa atë sistem kriminal? Çfarë është kjo demokraci që po na servojnë krerët e lartë të PDK-së? Kjo mund të jetë gjithçka tjetër vetëm kurrë jo Demokraci euroatlantike, për të cilën “demokraci” na përrallisin përditë këta njerëz të pa parime.
Natyrisht, këtu nuk janë të pa përgjegjësi as punëtorët e arsimit, të cilët pa asnjë rezistencë i janë nënshtruar veprimeve te dhunshme te zyrtarëve të lartë të shtetit, të cilët dhunën dhe presionin e kanë bërë zanat të përditshmërisë se tyre. Dhe jo vetëm kaq, por këta njerëz që kanë pushtet e kërkojnë pushtet, pushtetin e tyre janë duke e përdorur për të shkelur pa mëshirë mbi integritetin e dinjitetin e njerëzve edhe më barbarisht se Tito e Millosheviqi para dekadash?! Kjo, çfarë janë duke bërë këta njerëz është më shumë se krim!
Vetëm këto veprime janë të mjaftueshme që qytetarët e Drenasit e në mënyrë të veçantë, mësuesit, arsimtarët, intelektualet dhe të rinjtë e të rejat e Drenasit të mbështesin pa rezervë kandidatin e Nismës për Kosovën, Isa Xhemajlajn, i cili do t’i jepte fund njëherë e mirë këtij diktati të dhunshëm, diktat që i zhvesh njerëzit nga integriteti e dinjiteti njerëzor. Qytetarët e Drenasit, mësuesit e mësueset, të rejat e të rinjtë, këta njerëz duhet t’i zhveshin nga çdo formë e pushtetit që e grabisin me vota të vjedhura, të blera e të grabitura me mashtrime të ndryshme.
Në Kosovë, askush më shumë se njerëzit e Drenasit e të Drenicës, nuk kanë nevojë më shumë për liri mendimi, shprehje e demokraci veprimi për qeverisje të mirë” (sic.), thotë Krasniqi në shkrimin e tij. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Taksisti sulmohet nga pasagjeri në veri të Mitrovicës

Sipas INSTAT, blegtoria pëson rënie në Shqipëri – kush është fajtori?

VLEN: Qeveria ka kufizuar marzhën e fitimit për disa artikuj, mbi 1.000 produkte qytetarët po i blejnë me çmime më të lira

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

A do të jetë posti i presidentit pjesë e 'pazareve' për formimin e qeverisë?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

“Goditja e familjes sime, ‘vrasje me pagesë’” - Erion Veliaj reagon nga burgu

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë