Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi ka pyetur për vendimin e Qeverisë së Kosovës për t’ia dhënë "Bechtel-Enka-s" 53 milionë euro, se si erdhi deri të kjo pagesë.

Krasniqi, përmes një postimi në Facebook,  ka kërkuar që “pyetjet tjera t’i bëjë Prokuroria Speciale e Shtetit”.


Postimi i Krasniqit në Facebook:"QEVERIA PASKA VENDOSUR QË:  TA SHPËRBLEJ “Bechtel-Enkan” me 53 milion?!!! “Për “Bechtel Enkan” do të paguajmë 53 milionë euro”. Edhe po e zëmë, se qeveria ia paska arritur që ta zbres shumën nga 63 në 53 milion. Por, kush dhe si erdhi deri të kjo shumë? Si u caktua shuma? A vërtetë nuk pat ndonjë zgjidhje tjetër? A kaq e lirë në kryerjen e punëve të Autostradave “Kombëtare”qenka “Bechtel-Enka”, sa në hallin tonë t’ia akordojmë një shumë prej 53 milionëve? Pyetjet tjera, le t’i bëjë Prokuroria Speciale e Shtetit?! Kuptohet nëse nuk janë të ngarkuar me punë të pa rëndësishme?!!!", ka shkruar Krasniqi. /Telegrafi/