Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, ka shkruar për dialogun Prishtinë-Beograd, duke thënë se personat që udhëhoqën dialogun nuk e mbrojtën Kosovën por vetveten, prandaj sipas tij ndërprerja e bisedimeve është hap i domosdoshëm.
Krasniqi përmes një postimi në Facebook, thotë se “Muri ndarës, është alarmi i fundit, kambanë e fundit se Kosova po shkon drejtë ndarjes”, transmeton Telegrafi.
Postimi i plotë i Krasniqit:
Çka na kanë treguar bisedimet dypalëshe në mes të Kosovës dhe të Serbisë në Bruksel, natyrisht me ndërmjetësimin e të fundit?
Që në fillim duhet thënë se kanë treguar dhe dëshmuar hapur që përfaqësuesit tani ishin më shumë se të papërgatitur për të zhvilluar bisedime. A thua, çka i bëri këta njerëz, eksponentë të politikës sonë, kaq të paaftë për të biseduar me palën serbe, kur të njëjtit në Kosovë janë aq shumë të zhdërvjelltë, derisa të gjitha mossukseset t’ua hedhin oponentëve politikë dhe shumicës së qytetarëve te Kosovës? Për mua mbetet një enigmë vërtetë e madhe! Përse e ngarkuara për bisedime, e sidomos kryeministrat (Thaçi-Mustafa), edhe përkundër lëshimeve të mëdha që ua bënë Serbisë në Bruksel (lëshime këto që vetëm ata mund t’ua dinë arsyen), nuk e arritën liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës? Dhe jo vetëm kaq, por Brukseli, si kusht për liberalizimin e vizave, e futen edhe demarkacionin! Këto çështje hapin shumë pyetje. A thua, përse, si ndodhi dhe përse po ndodhin këto gjëra tepër të dëmshme për Kosovën?
Dhe pyetjet zinxhirore, nuk kanë të ndalur, po më kryesorja do të qe: këta njerëz të veshur me pushtet e “përgjegjësi”, a thua, çfarë mbrojtën atje? Në Bruksel, pra! Kosovën? Nuk ma ha mendja! Veten e tyre? Kjo, mbase, po! Sepse, me kushtetutë e ligjet në fuqi, ata ishin e janë të obliguar që t’i mbrojnë qytetarët dhe shtetin e Kosovës, tërësinë territoriale dhe sovranitetin e shtetit për çka e kanë mandatin nga qytetarët e Kosovës. Pra, gjatë gjithë këtyre viteve në Bruksel ata nuk i mbrojtën asnjë nga këto kolona e postulate të panëpërkëmbshme! Atëherë, le ta përsërisim pandalshëm: kë mbrojtën këta njerëz në Bruksel? Përgjigjja më e shkurtër do të ishte:
Mbrojtën veten e tyre dhe pozitat e marra me makinacione nga më të ndryshmet!
Fundja, nuk jam kundër që të tillët të mbrojnë veten e tyre, se mbrojtja është e drejtë e gjithsecilit, por jo që mbrojtja e tyre të jetë në dëm të interesave të kombit e të shtetit. Prandaj ata duhet t’i dorëzojnë te bashkëpartiakët e tyre pozitat shtetërore që mbajnë, pasi ata janë të shantazhuar nga drejtësia vendore e ndërkombëtare! Druaj se mbase janë të shantazhuar edhe nga Beogradi! Ndryshe s’kanë si arsyetohen të gjitha këto lëshime të njëpasnjëshme, evidentimi i të cilave nuk është objekt i këtij shkrimi, por dukuria, fenomeni, papërgjegjësia! Gjithsesi, kjo zbulon jo pak “faje” të bëra në dëm të qytetarëve të Kosovës në periudha të ndryshme kohore!
Këta “përfaqësues” të padenjë duhet ta dinë, ta kuptojnë dhe të reflektojnë esëll se dorëheqja e tyre është shpëtimi i Republikës nga degradimet e mëtejme të politikës sonë në raport me BE-në, veçanërisht por edhe me Perëndimin përgjithësisht. Sepse, mbi të gjitha, do të shpëtojë shteti ynë dhe proceset politike që po zhvillohen në Kosovë dhe për Kosovën. Barrikadimi i tyre në krye të institucioneve më të larta të shtetit, për interesa krejt personale dhe assesi për interesat të vendit, pa dyshim që do të ketë pasoja afatgjate për Kosovën.
Kjo gjendje, me pasojat e deritashme dhe ato që pritet të ndodhin si rrjedhojë, nuk i duhen askujt në Republikën e Kosovës! Ne nuk mund të paragjykojmë nëse kanë apo nuk kanë të drejtë, por me akuzat që janë ngritur ndaj tyre dhe kushdo që të ishte në vendin e tyre, do të duhej që t’ia lëshonin frymën zhvillimeve pozitive në Kosovë. Largimi i tyre domosdoshmërisht duhet të ndodhë ose me dorëheqje ose me zgjedhje të jashtëzakonshme.
Këta njerëz duhet ta dinë se, kushdo i huaj, që i mbron ata edhe duke bërë me gisht nga opozita “jodemokratike”, po i mbron që sa më parë të përfundojnë disa procese të dëmshme, që janë zhvilluar e pritet të zhvillohen për dhe rreth Kosovës.
Si përfundim do thosha se gjithë procesi i bisedimeve të Brukselit, mes Kosovës dhe Serbisë, rezulton i papërgatitur, jotransparent, i korruptuar, i komprometuar! Si i tillë, s’ka sesi të mos emërtohet me emrin e vërtetë, thënë pa ekuivok se ka rezultuar të jetë shumë i dëmshëm për Kosovën dhe të ardhmen tonë përgjithësisht. Kulmi i dëmeve që kanë prodhuar këto bisedime janë sot e gjithë ditën: Bashkësia e Komunave serbe (jashtë çdo standardi të BE-së!), marrëveshja për gjyqësorin, “integrimi” i strukturave paralele (rojet e urës), marrëveshja për telefoninë dhe lejimi i murit ndarës (amfiteatrit!)… Këto, së bashku me një mori marrëveshjesh që nuk i cekem, jo vetëm që i bëjnë jofunksionale institucionet e shtetit, por i nënshtrohen diktatit të Beogradit, mbase edhe më shumë se kaq!
Prandaj, ndërprerja e këtyre bisedimeve, kështu siç kanë precipituar, është një hap më se i domosdoshëm.
Kësaj domosdoshmërie duhet t’i ndihmojnë edhe deputetët e partive të koalicionit, nëse vërtet duan që të jenë përfaqësues të denjë të kombit e të atdheut. Sepse, ndryshimi nga rrjedhat negative në rrjedha pozitive varet shumë nga këta te fundit!
Muri ndarës, duhet thënë këtë, është alarmi i fundit, kambanë e fundit se Kosova po shkon drejtë ndarjes!
Të veprojmë tani, se nesër mund të jetë vonë! /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMe inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Lajçak: Marrëveshja e Ohrit e hapi rrugën drejt normalizimit të raporteve Kosovë – Serbi
Sarajeva me ajrin më të ndotur në botë, Shkupi i 16-ti, Prishtina e 22-ta
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni
Zhduket babai i tre fëmijëve në Shkodër, prej katër ditësh asnjë gjurmë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!