LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi kërkon komision të ri për demarkacionin me Malin e Zi

Krasniqi kërkon komision të ri për demarkacionin me Malin e Zi

Ish-Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi ka thënë se duhet të formohet një komision i ri për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi.

Ai ka thënë se vetëm në këtë mënyrë bëhet korrigjimi i gabimeve që janë bërë nga komisioni i udhëhequr nga Murat Meha.

Veç kësaj, Krasniqi ka folur edhe për marrëveshjet e Brukselit. Ka thënë se pajtimi i Kosovës për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe është i dëmshëm për Kosovën. Ka argumentuar se ky mekanizëm tejkalon Kushtetutën pasi me këtë çështje merret Qeveria, Parlamenti e Gjykata Kushtetuese.


“S’jemi kundër Asociacionit. Por, ky mekanizëm duhet të jetë i bazuar në ligjet e Kushtetutën e Kosovës. Ne e kemi Asociacionin e Komunave që s’është marrë as Qeveria, as Kuvendi dhe as Gjykata Kushtetuese”, ka shtuar ai, shkruan Express.

Sipas tij, krijimi i Asociacionit po i vë bazat e një pushteti të tretë në Kosovë.

Krejt këto probleme, sipas tij, po ndodhin për shkak se në krye të Shteti janë njerëz të kriminalizuar.

“Kosovës i duhen njerëz me eksperiencë, njerëz që e duan shtetin”, ka thënë Krasniqi, në Kuvendin Zgjedhor të Nismas për Kosovën -Dega Prishtinë.