Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi ka vlerësuar se Qeveria është dashur të jetë më sqaruese dhe argumentuese, pse erdhi deri te ky vendim për taksën 100 për qind ndaj produkteve serbe.
“Nuk ka asnjë dyshim të vetëm, kanë ekzistuar 1001 arsyeje që Kosova ta vendosë një taksë të tillë”, ka theksuar Krasniqi.
“Çdo luftë që të imponohet, përgjigja e duhur është urti. A po kuptohet e sa po kuptohet taksa 100% që Qeveria e Kosovës ua vendosi mallrave që vijnë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina? Ndoshta, Qeveria është dashur të jetë më sqaruese dhe argumentuese pse erdhi deri te ky vendim. Nuk ka asnjë dyshim të vetëm, kanë ekzistuar 1001 arsyeje që Kosova ta vendosë një taksë të tillë. Gjithashtu nuk ka asnjë dyshim, taksa është politike e aspak ekonomike dhe ka ardhur pas shumë e shumë përpjekjeve serioze të palës shqiptare për të arritur normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, madje edhe pa asnjë kushtëzim. Shikuar në ketë rrafsh Kosova kishte një qëllim të mirë, por asnjë qëllim i mirë nuk mund të arrihet pa ekzistuar mirëkuptimi i dyanshëm”, ka thënë Krasniqi.
Krasniqi ka thënë se taksa nuk është vendosur kundër bizneseve serbe, por është vendosur kundër politikës armiqësore serbe.
“Ajo që duhet thënë në mënyrë të qartë është, se taksa nuk është vendosur kundër asnjë njeriu të Kosovës, as ndaj pakicës serbe, madje as kundër bizneseve serbe, por është vendosur kundër politikës armiqësore serbe. Madje qytetarët serbë të Kosovës dhe bizneset serbe në Serbi, të gjitha ankesat që kanë duhet t’i drejtojnë kundër qeveritarëve serbë të Beogradit. Ata janë përgjegjësit kryesor të të gjitha raporteve serbe e shqiptare. Nëse ka dhe ka lumenj gjaku në mes serbëve e shqiptarëve, të gjitha përgjegjësit janë në Beograd dhe askund tjetër”, tha Krasniqi.
“Ndoshta, ndërkombëtaret në përgjithësi e euro-perëndimoret në veçanti, e kanë edhe ndonjë “arsyeje” që mos t’i kuptojnë arsyet tona pse është vendosur taksa, por asnjë grupacion politik, ekonomik a shoqëria civile apo ndonjë komunitet tjetër në Kosovë, as që është dashur ta kenë ndonjë hezitim apo hamendësim për vendosjen e saj. Nëse ka ndonjë të tillë, nga këta të fundit, duhet të pyetën: Ku kanë jetuar në këto 50 vjetet e fundit apo mos kanë jetuar në ndonjë planet tjetër të Sistemit Diellor?! Mbase shumëkush edhe mund të kuptohen, sidomos nostalgjiket, por njerëzit e politikës në përgjithësi e ata të politikës kombëtare (dikur) në veçanti është goxha vështirë që të kuptohen?! Epo, si të kuptohen?!
Shkurt, kushdo nga shqiptarët kudo që jetojnë ata, nëse nuk e dinë pse ka ardhur deri të taksa e 100%, ai apo ata nuk e dinë as kah kanë ardhur e as në ç’drejtim duhet shkuar! Ata duhet ta dinë se, as rruga e luftës dje dhe as taksa e re sot, nuk ishin zgjedhe të dëshirueshme, ishin çështje të domosdoshme – ishin urti skënderbeiane.
Gjenerata që nuk e dinë dhe nuk e dinë mirë drejtimin se kah duhet shkuar, le t’ua lëshojnë vendin atyre që dinë, duan e mund ta çojnë vendin në destinacionin e duhur”, ka shkruar ai./Telegrafi
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Bedri Hamza: Mbështetje 80% të pagës për 6 muaj për ata që humbin vendin e punës
Abdixhiku dhe Haradinaj shprehin dhimbje pas tragjedisë në Jabllanicë, kërkojnë hetim të plotë
Bojkotimi i marketeve, Qeveria e RMV-së do të kërkojë zgjidhje përmes dialogut me tregtarët
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës
"I dëgjuam telefonat duke ju dridh nën plloçë" - banori i fshatit Jabllanicë rrëfen momentin e kërkimit të fëmijëve nën rrënoja
Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, policia: Objekti u shemb në rrethana të panjohura
Osmani reagon pas shembjes së objektit në Jabllanicë që la të vdekur tre fëmijë
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë - autoritetet komunale dhe kryetarët e komunave shprehin ngushëllime
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos