Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, ka ironizuar me udhëtimin jashtë vendit të tre udhëheqëseve të institucioneve kryesore të shtetit.

Krasniqi, përmes një postimi në Facebook, ka treguar historinë e një udhëtimi të tij së bashku me drejtuesit e shtetit, në një aeroplan.


Postimi i Krasniqit:“Udhëtimi ne një Avion i një delegacioni nga Kosova! Pak ironi! Para disa vitesh po udhëtonin se bashku një delegacion i përberë nga krerët e partive politike te Kosovës (drejtues të shtetit). Në bisedë e sipër, njëri nga politikanët bëri një pyetje: Çka bëhet po bëri vaki e me u rrëzua aeroplani? Pat përgjigje prej më të ndryshmeve, por njëra ishte më interesante se gjithë të tjerat. Ai pyetjes ia dha ketë përgjigje: “'Nuk ndodh asgjë, veç shpëton Kosova!'” (sic.), ka shkruar Krasniqi. /Telegrafi/