LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi e Haradinaj urojnë 8 Marsin: Roli i gruas ka qenë dhe mbetet i pazëvendësueshëm

Krasniqi e Haradinaj urojnë 8 Marsin: Roli i gruas ka qenë dhe mbetet i pazëvendësueshëm

Kryetarët e partive opozitare në vend, kanë uruar të gjitha gratë me rastin e Ditës Ndërkombëtare të tyre – 8 Marsin.

Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi ka takuar deputetet, anëtaret e Kryesisë, Kryesueset e Kuvendeve Komunale dhe Nënkryetaret e Komunave nga radhët e PDK-së.

Krasniqi i ka falënderuar ato për angazhimin dhe shembullin e përditshëm që japin në fuqizimin e rolit të gruas në shoqëri.


“Megjithëse kjo është një ditë kushtuar festimit të arritjeve sociale, ekonomike, kulturore dhe politike të grave – është edhe një përkujtim se misioni për barazi gjinore nuk ka mbaruar dhe kërkon ende shumë punë për t’u bërë. Përkundër përpjekjeve të vazhdueshme, gratë në Kosovë ballafaqohen akoma me sfida dhe vështirësi nga më të ndryshmet, për të cilat është tejet e rëndësishme që të vazhdojmë t’i mbështesim”, shkruan ai.

Krasniqi është shprehur se ndjehet krenar që PDK për herë të parë në Kosovë dhe rajon, ka marrë vendimin për barazi të plotë gjinore, 50/50, në të gjitha nivelet e udhëheqjes dhe vendimmarrjes në parti.

“Pikërisht për këto arsye, jam tejet i lumtur dhe krenar që si Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, për herë të parë në Kosovë dhe rajon, kemi marrë vendimin për të zbatuar barazi të plotë gjinore, 50/50, në të gjitha nivelet e udhëheqjes dhe vendimmarrjes në parti. Inkurajimi i pjesëmarrjes së grave në politikë dhe në udhëheqje është thelbësor për fuqizimin e rolit të gruas dhe barazisë gjinore. Kur gratë kanë përfaqësim të barabartë në udhëheqje, zëri i tyre dëgjohet më shumë dhe nevojat e tyre adresohen. Përmes këtij vizioni, ne do të përkushtohemi që të krijojmë politika dhe veprime më të mira që promovojnë dhe avancojnë të drejtat e grave”, shkruan kreu i PDK-së.

Edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka uruar 8 marsin, Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

Ai ka thënë se përkundër sfidave, roli i gruas ka qenë dhe mbetet i pazëvendësueshëm.

“Sot shënohet 8 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas. Përkundër sfidave dhe pengesave përgjatë historisë sonë, roli i gruas ka qenë dhe mbetet i pazëvendësueshëm. Shoqëria jonë ka përparuar në respektimin e të drejtave të grave, por sigurisht se ka edhe shumë punë për t’u bërë.

Të jemi më aktiv në kërkim dhe promovim të barazisë gjinore dhe kërkues të pandalshëm në eliminimin e çdo forme të diskriminimit apo pabarazie ndaj grave, si në punësim, ashtu edhe në përfaqësim. Le të na shërbejë dita e sotshme si pikënisje dhe inspirim për secilin prej nesh për të punuar shumë në këtë drejtim!”, ka shkruar ai në Facebook. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Politikë
'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Politikë
Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Lajme
Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Lajme
Ylli Hoxha: Qëndrimi i Abdixhikut s’është befasues, presion për qeveri mes LVV-së dhe PDK-së

Ylli Hoxha: Qëndrimi i Abdixhikut s’është befasues, presion për qeveri mes LVV-së dhe PDK-së

Politikë
​SHBA - Shqipëri, stërvitje e përbashkët me dronë në Zall-Herr

​SHBA - Shqipëri, stërvitje e përbashkët me dronë në Zall-Herr

Lajme
Kalo në kategori