Ish-kryeparlamentari Jakup Krasniqi ka reaguar të martën rreth paralajmërimit se Prishtina dhe Beogradi sot në Bruksel do të bisedojnë për çështjen e Asociacionit të komunave serbe.
Ai shkruan se politika e Serbisë përmes Daciqit, jo për herë të parë po e kërkon një Asociacion, Bashkësi të komunave serbe në Kosovë, që në fakt është një nivel i pushtetit për serbët e Kosovës, i cili nivel nuk parashihet as në Dokumentin Gjithëpërfshirës të Vjenës e as në Kushtetutën e Kosovës.
“Qeveria e Kosovës dhe Brukseli zyrtar, konsideroj se është koha që Daciqit e daciqëve të tjerë, duhet t’ua bëjnë të ditur se: Si në Dokumentin e Ahtisarit, ashtu edhe në Kushtetutën e Kosovës dhe në jetën institucionale ekziston një Statut i Asociacionit të Komunave të Kosovës dhe se serbët nuk kanë nevojë që të kenë asociacion tjetër. Pra, serbët, pa bisedimet e Brukselit, mund ta marrin Statusin ekzistues të komunave dhe ta formojnë asociacionin që u takon, pra ashtu siç është edhe për komunat e tjera të Kosovës. Ndërsa, vet kërkesa për t’u biseduar Asociacioni në Bisedimet e Brukselit do të thotë se fjala nuk është për Asociacion, por për diçka më shumë. Dhe ajo diçka më shumë nuk mund të behët pa ndryshimet kushtetuese. Dhe procedurat sesi ndryshohet kushtetuta janë të njohura. Madje edhe Gjykata Kushtetuese e Kosovës e ka thënë fjalën e saj”, shkruan Krasniqi.
Më tej, ish-kryeparlamentari Krasniqi shkruan se të gjithë, në Kosovë e në Bruksel duhet ta dinë se nuk është fjala për Asociacion të komunave me shumicë serbe, por për një ‘Republika Srbska’ në Kosovë, të ngjashme me atë të BeH.
“Kushdo që ta injoron ketë, merr përgjegjësi të madhe mbi vete! Pasi këtu nuk po kërkohen të drejtat që u takojnë qytetarëve serbë të Kosovës me dokumentet e përmendura, por po kërkohet minim i rrezikshëm në Republikën e Kosovës. Minim që rrezikon funksionimin e shtetit dhe të ardhmen e tij dhe të gjithë qytetarëve pa dallim! Prandaj, kujdes se çka po bisedoni dhe me kë po bisedoni!”, shkruan Krasniqi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

OSBE reagon pas mbylljes së Qendrave serbe në veri: Dëmton çasjen në shërbime për komunitetet jo shumicë

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë