Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit në politikën shtetërore të Kosovës dhe Shqipërisë e veçmas me reagimey që kanë të bëjnë me taksën e vendosur nga Qeveria e Kosovës për mallrat serbe.
Krasniqi, në një shkrim të postuar në Facebook, ka thënë se “çakordimet absurde që po ndodhin këtyre dite në të dy shtetet shqiptare (Shqipëri e Kosovë), në mes krerëve të lartë të shteteve, janë lajme tepër të këqija! Ky farë kursi duhet që të ndërpritet!
Sipas Krasniqit shqiptarët kurrë nuk kanë cenuar interesa të miqve e as të armiqve.
“Ajo që lehtë është e vërejtëshme është fakti se ata nuk janë as të angazhuar e as të interesuar që t’i mbrojnë interesat e vendit të tyre për çka edhe janë të thirrur”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë i Krasniqit:
SHQIPTARËT KURRË NUK KANË CENUAR INTERESA TË MIQËVE E AS TË ARMIQËVE
Mënyra sesi janë duke komunikuar disa njerëz të politikës shqiptare, të nivelit të lartë në ditët tona është bukur vështirë që të kuptohen se në të vërtetë çka janë duke kërkuar ata në politikë dhe kujt janë duke ia bërë argatin? Ajo që lehtë është e vërejtëshme është fakti se ata nuk janë as të angazhuar e as të interesuar që t’i mbrojnë interesat e vendit të tyre për çka edhe janë të thirrur. Kjo është shumë e dukshme. Te kujt interesa politike janë duke mbrojtur nuk është lehtë që të dihen e të thuhen, por nëse kemi parasysh faktin se shumë njerëz të politikës sonë që sa vite janë kryekreje në mbrojtje të interesave individuale ekonomike e aspak të interesave politike dhe ekonomike të kombit e të shtetit që e përfaqësojnë. Nisur nga kjo nuk është vështirë për të konstatuar se edhe në rastet politike të ditëve të fundit e sidomos në atë që ka të bëjë me taksën 100% ndaj mallrave serbe, ata janë duke i mbrojtur interesat kryekreje personale e aspak shtetërore e kombëtare.
Ai apo ata që taksën ndaj Serbisë e Bosnjës, sidomos ndaj Serbisë e konsiderojnë si një veprim a teke personale të një lideri shtetëror e cilat teke nuk guxojnë të lëndojnë interesin tonë shtetëror dhe atë strategjik të SHBA-së”?!
Diçka të tillë sikur të thoshin nostalgjikët e Beogradit, që nuk mungojnë në Kosovë, të cilët tani janë të heshtur, por që nxjerrin kokën kohë pas kohe, mbase edhe do të kuptoheshin disi! Por kur ketë e thotë njeriu i parë i vendit dhe zyrtarët e lartë të një partie politike që pretendojnë në të ardhmen të qeverisin me vendin, nuk është aspak lehtë të kuptohen?! Nuk kuptohen për faktin se shqiptarët që nga koha e konsolidimit si komb (1878-81) e këndej, askush e as historia si mësuese e jetës nuk na tregon e as mund të konfirmoj se ne, shqiptarët kemi pasur mundësi që t’i lëndojmë interesat e armiqve se jo më ato të miqve?! Vështirë është që t’i kuptojmë këta njerëz të cilët dinë t’ua drejtojnë gjithë mëritë e zotërave të Olimpit, vendit e kombit të tyre?! Vërtetë është vështirë për t’i kuptuar ata që as historia e as jeta e tyre nuk i ka bërë që të kuptojnë e të dinë se shqiptarët kanë një respekt të veçantë ndaj mikut, ndërsa armiqtë nuk kanë pasur mundësi t’i lëndojnë asnjëherë të vetme, por kanë ditur të lëndojnë shumë vendin e kombin e vet. E kanë lënduar aq sa kanë lënë më shumë se gjysmën e tokave e popullit jashtë shteteve të tyre e janë vrarë e prerë si është më se keqi mes vete. Duhet ta kujtojmë periudhën 1913-1925, kur shqiptarët humben toka e personalitete për teket e ndonjë pashai a mbreti. Por si po duket dikujt në mesin tonë ju është lënduar edhe ju është lënduar shumë kujtesa, madje edhe kujtesa e viteve të fundit, gjatë të cilave vite, kur Serbia mase tri herë nuk ka qenë në gjendje ta pranoj asnjë marrëveshje të vetme ndërkombëtare me Kosovën. Madje ajo vazhdon të deklaroi se: “Ne do të vazhdojmë këtë proces, nuk do të pajtohemi me situatën që dikush do të na detyrojë të njohim Kosovën shtet”. Kështu deklaruan dje zyrtarë të lartë të Serbisë. Kjo do të thotë që sa më shumë që të nënshtrohen të parët tanë si Thaçi e zyrtarë të LDK-së, aq më shumë do të trimërohen ata që nuk u distancuan as edhe një herë nga politika e gjenocidit serb.
Taksa që Kosova e vendosi ndaj Serbisë ka ardhur edhe pas gjashte-shtatë viteve të bisedimeve të Brukselit në mes Kosovës e Serbisë, ku Serbia as edhe një herë nuk ka treguar asnjë gatishmëri për normalizim të marrëdhënieve me Kosovën, përkundrazi, politikat e saja agresive nuk janë ndalur as një herë të vetme, madje veç sa janë acaruar. Të gjithë duhet ta dinë se taksa është masa më e vogël politike që ka mundur dhe që e ka marrë Qeveria e Kosovës ndaj Serbisë se Vuçiqit.
Kushdo që e ka përcjellë vizitën e Putinit në Serbi këto ditë duhet që ta kuptojnë se Kosova është kafshatë e vogël për ta shkëputur Serbinë nga kthetrat e Rusisë se Madhe. Të gjithë e dimë se në Konferencën e Londrës (1013), Kosova i që shkëputur padrejtësisht Shqipërisë, për t’i kënaqur apetitet e Rusisë Cariste dhe për t’i ikur një lufte në shkallë botërore, por luftës as Evropa e as Bota nuk iu shmangën dot. Kosova që sakrifikuar kot se koti. Ndërsa popujt e botës përjetuan një luftë të madhe botërore.
Edhe tani, kot lodhen politikanët e mjerë të Kosovës, e më kot lodhen miqtë nga SHBA-ja e BE-ja se Serbinë nuk mund ta shkëpusin dot nga vargoit e hekurt të Rusisë së Putinit.
Ndoshta “arroganca” e treguar ndaj mikut, një ditë edhe ka mundësi të kuptohet e mirëkuptohet, por nënshtrimi për interesa a frikë personale, për cilindo “gabim” të djeshëm, nuk mund ta justifikon përuljen karshi armikut shekullor. Përulja e ka çmimin e lartë! Askush më mirë se sa ne shqiptarët nuk e dinë ketë gjë. Në një situatë të tillë, për Kryeministrin e Kosovës, çdo variant i shkuarjes në zgjedhje është më i mirë, se sa heqja eventuale e taksës ndaj Serbisë. Kursi i ri duhet vazhduar!
Një gjë po dihet, çakordimet absurde që po ndodhin këtyre dite në të dy shtetet shqiptare (Shqipëri e Kosovë), në mes krerëve të lartë të shteteve, janë lajme tepër të këqija! Ky farë kursi duhet që të ndërpritet!
Vendet tona e kombi ynë do të duhej të prisnin harmoni të tjera shtetërore e ndërshtetërore! Pa të cilën harmoni, siguria kombëtare është seriozisht e rrezikuar!
Qofsha i gabuar në gjithë ketë që e thash!”, ka shkruar Krasniqi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese
Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin
Presidenca: Asnjë nga vendimet e deritanishme të Trumpit nuk e afektojnë negativisht Kosovën
Aksion i policisë në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe pajisje për kriptovaluta
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!