LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi-Hotit: Përdoreni mbështetjen e SHBA-ve për forcimin e sovranitetit

Krasniqi-Hotit: Përdoreni mbështetjen e SHBA-ve për forcimin e sovranitetit

Ish-kryetari i Kuvendit dhe tash kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, duke iu përgjigjur ministrit Avdullah Hoti, ka thënë se nëse është e vërtetë që LDK ka mbështetjen e SHBA-ve, atëherë kjo do të duhej të përdoret për forcimin e sovranitetit të shtetit që me fusnotë është lënë pa sovranitet.

Gjithashtu, sipas Krasniqit kjo mbështetje e Amerikës do të duhej ta përdornin për ruajtjen e tërësisë territoriale dhe jo për humbjen e 8200 hektarëve.

Postimi i plotë i Krasniqit në facebook:


“Thirruni në Amerikën për mbrojtje të Sovranitetit të Shtetit?!

Ministri Hoti paska thënë: “Lidhja Demokratike është partneri më kredibil i SHBA-s, ne do ta procedojmë të hënën në Kuvend, për këtë jemi koordinuar edhe me amerikanët”. Fjalën e ka për Ratifikimin e Demarkacionin me Malin e Zi!

Nëse është kështu, mirë fortë, por përdorni mbështetjen e SHBA-ve për forcimin e sovranitetit të shtetit që me fusnotë e keni lënë pa te dhe përdoreni Amerikën për ruajtjen e tërësisë territoriale e jo për humbjen e 8200 hektarëve. Nxirrni mësimet e duhura sesi ndërtohet shteti i se drejtës, si ndahen e funksionojnë pushtetet, si zbatohen ligjet, si funksionon gjyqësori, si zhvillohet vendi dhe si përparohet arsimi e përmirësohet shëndetësia! Këto këshilla duhet t’i merrni nga Amerika! Atëherë do t’ju besoja se vërtetë e keni mbështetjen Amerikane!

Kur ta luftoni krimin e korrupsionin që po e han pavarësinë, sovranitetin e territorin, kur ta luftoni nepotizmin e pa ligjësitë e grumbulluara si stoqe, kur të hapni perspektiva për qytetarët, kur zhvilloni vendin e ngriteni mirëqenien qytetare, siguroni e garantoni sovranitetin e shtetit, do t’ju kuptojmë edhe kur thirreni në mbështetjen Amerikane! Atëherë sinqerisht do t’ju besojmë se do të kemi përse! Kështu si po veproni ju qeveritarët po e fyeni demokracinë amerikane!

Përndryshe, nëse jeni të bindur se keni qeverisur mirë, pse frikësoheni për t’ju drejtuar qeveritarëve për një mandat të dytë?

Qeveritarë: Qytetarët nuk ushqehen ma me deklarata boshe! Ata donë siguri e mirëqenie që e shohin dhe e prekin përditë!”, ka shkruar Krasniqi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme
Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë

Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë

Kronika e Zezë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

Lajme

"Cep më cep", LVV takon gratë dhe vajzat në Podujevë

Lajme
Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Kronika e Zezë
Kalo në kategori