LAJMI I FUNDIT:

KQZ anëtarësohet në Rrjetin e Institucioneve Zgjedhore Frankofone (RECEF)

KQZ anëtarësohet në Rrjetin e Institucioneve Zgjedhore Frankofone (RECEF)

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se është pranuar njëzëri anëtari më i ri, i 36-ti, në Rrjetin e Institucioneve Zgjedhore Frankofone (RECEF).

Vendimi i RECEF është marrë më 25 tetor 2024 në Asamblenë e Përgjithshme që është mbajtur në Cotonu, Benin.

Lidhur me këtë vendim është njoftuar kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, nëpërmjet një letre të dërguar nga Sekretari i Përgjithshëm i RECEF, Jean – François Blanchet.


Në këtë letër të dërguar nga Blanchet theksohet: “Jemi të kënaqur t’ju informojmë se Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) i Republikës së Kosovës është pranuar njëzëri gjatë asamblesë së fundit të përgjithshme të RECEF”.

Rrjeti i Institucioneve Zgjedhore Frankfone (RECEF) është një grup ndërkombëtar i administratorëve zgjedhorë në botën frankofone, që promovon zhvillimin e rregullt të zgjedhjeve të lira, të besueshme dhe transparente.

Për të arritur këtë qëllim, RECEF ndërmerr veprime të ndryshme, përfshirë: mbështetjen për anëtarët e tij në profesonalizimin dhe krijimin e institucioneve të qëndrueshme dhe të pavarura; nxitë profesionalizimin përmes shkëmbimit të përvojave dhe praktikave më të mira; si dhe promovon pjesëmarrjen e plotë të qytetarëve në ngjarjet zgjedhore.

Kryesuesi i KQZ-së, Radoniqi, pas pranimit të njoftimit ka falënderuar, Blanchet për vendimin e RECEF, duke e vlerësuar këtë si një hap të rëndësishëm për të promovuar demokracinë dhe për të kontribuuar në proceset zgjedhore.

“Ne, zotohemi se do të japim kontributin tonë në RECEF për t’i shërbyer me seriozitet të lartë misionit për zgjedhje të lira, të besueshme dhe transparente”, thuhet ndër tjerash në letrën e falënderimit të KQZ-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Grisja e Kuranit akt i shëmtuar dhe neveritës", Hoxha i Prizrenit: U tha se personi ka probleme psikike

Lajme
Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Lajme
Prokuroria autorizon policinë për identifikimin e personit që dyshohet se grisi Kuranin në Prizren

Prokuroria autorizon policinë për identifikimin e personit që dyshohet se grisi Kuranin në Prizren

Lajme

"Fitimtari do ta formojë qeverinë", Kurti flet për zgjedhjet

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Kalo në kategori