LAJMI I FUNDIT:

Kosova U19 shkëlqen ndaj Maqedonisë së Veriut, kualifikohet në “Main Round”

Kosova U19 shkëlqen ndaj Maqedonisë së Veriut, kualifikohet në “Main Round”

Kosova U19 ka kaluar në “Main Round” për kualifikimet e Kampionatit Evropian “Poreçi 2023” në futsall.

Pas barazimit 3:3 me Gjermaninë në ndeshjen e parë, Dardanët e drejtuar nga Suad Keçi kanë shënuar fitore kundër Maqedonisë së Veriut, me rezultat 6:3, në ndeshjen e zhvilluar në Shkup.

Ky duel solli lojë tejet interesante dhe dramatike, sidomos në pjesën e dytë. Në 20 minutat e para ishte ekipi i Maqedonisë së Veriut që u tregua më efikas, duke realizuar dy herë.


Shifrat i zhbllokoi Jusuf Josifovski, në minutën e 9-të, derisa epërsinë në 2:0 e shtoi Igor Skeoarovski, në minutën e 18-të. Megjithatë, në pjesën e dytë Dardanët paten paraqitje të shkëlqyeshme, duke përmbysur rezultatin me golat dy gola të Blend Krasniqit (29’ e 31’) dhe nga një gol të Jetnor Kabashit (21’) dhe Ideal Abdullahut (32’).

Vendasit arritën ta ngushtojnë epërsinë në minutën e 34-t nga penalltia përmes Bojan Janev 34′, mirëpo festën e Dardanëve e konfirmuan Jetnor Kabashi, me golin e tij të dytë, në minutën e 37-të dhe Blend Bajraktari me golin e minutës së 39-të, duke vendosur rezultatin përfundimtar 6:3.

Kësisoj, Kosova U19 prej 21 deri më 26 mars do t’i luajë ndeshjet kualifikuese të fazës ‘Main Round’, ku në Grupin 3, krahas Portugalisë nikoqire janë edhe Sllovakia dhe Bjellorusia.

Në trend Sport

Më shumë
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Ndërkombëtare
Gjiganti evropian kontaktoi Viniciusin pasi refuzoi kontratën e re me Real Madridin

Gjiganti evropian kontaktoi Viniciusin pasi refuzoi kontratën e re me Real Madridin

Ndërkombëtare
Paul Pogba mund t'i bashkohet klubit të njohur italian

Paul Pogba mund t'i bashkohet klubit të njohur italian

Serie A
Man Utd dhe Chelsea garojnë 'kokë për kokë' për shërbimet e ish-yllit të Man Cityt

Man Utd dhe Chelsea garojnë 'kokë për kokë' për shërbimet e ish-yllit të Man Cityt

Premier League
Wayne Rooney zbulon kundërshtarin më të vështirë me të cilin është përballur gjatë karrierës së tij

Wayne Rooney zbulon kundërshtarin më të vështirë me të cilin është përballur gjatë karrierës së tij

Premier League
Kalo në kategori