LAJMI I FUNDIT:

Kosova së shpejti me protokoll të trafikut hekurudhor me Maqedoninë

Kosova së shpejti me protokoll të trafikut hekurudhor me Maqedoninë

Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, ka njoftuar se sot në takimin e rregullt të Këshillit Ministror për Integrim Evropian ka prezantuar hapat që ka ndërmarrë Ministria e Punëve të Brendshme​ në kuadër të Zbatimit të Agjendës së Reformave Evropiane (ERA).

“Shumë shpejt do të nënshkruhet Protokolli për Kontrollin e Përbashkët të Trafikut Hekurudhor në mes të Policive Kufitare të Kosovës dhe Maqedonisë. Njoftova të pranishmit lidhur me ecurinë e punimeve në ndërtimin e Pikave të Kalimit Kufitar me Serbinë, ku pikat “Merdarë” dhe “Mutivodë” janë shumë afër përfundimit. Gjithashtu njoftova së MPB ka përgatitur vlerësimin e zbatimit të planit të veprimit të strategjisë ekzistuese dhe është themeluar grupi punues i cili ka filluar punën për hartimin e Strategjisë së re për Menaxhimin e Integruar të Kufirit 2019-2023”, thotë ministri në një postim në Facebook, duke u zotuar për përmbushjen e të gjitha obligimeve të dikasterit të tij që dalin në procesin e integrimeve evropiane. /KP /Telegrafi/