LAJMI I FUNDIT:

Kosova pa bomba nga ekstremizmi fetar, por me qytetarë të vdekur (Video)

Kosova pa bomba nga ekstremizmi fetar, por me qytetarë të vdekur (Video)

Sonte në emisionin “Përballje”, është zhvilluar debat i ashpër ndërmjet ish-deputetit Burim Ramadani një njërën anë, dhe ish-deputetit Amir Ahmeti e studiuesit Arian Xhezairi.

Ramadani thotë se në Kosovë ka ekstremizëm të dhunshëm me ideologji që shpie në terrorizëm, ndërsa Ahmeti thotë se në Kosovë asnjë bombë nuk ka shkrepur në emër të ekstremizmit fetar.

“Për shkak se ka ekstremizëm të dhunshëm, ka edhe ideologji të ekstremizmit të dhunshëm që shpie në terrorizëm, ka numër fizik të personave, shtetasve të Kosovës të cilët kanë humbur jetën, duke u thirr në ideologji të tillë”, ka thënë Ramadani në emisionin “Përballje”.


Ndërsa, Amir Ahmeti, ka thënë: “Politika e ka shfrytëzuar çështjen fetare për largimin e mendjes së opinionit të gjerë tek problemet e Qeverisë. Ky mundet të jetë njëri argument. Argumenti tjetër është që njerëzit kanë shkua, numrat janë. Por, në Kosovë asnjë bombë, asnjë plumb nuk është shkrepur në emër të ekstremizmit fetar”, ka thënë Ahmeti në emisionin “Përballje.

Ramadani, Ahmeti e Xhezairi kanë folur edhe për të arrestuarit në Kosovë, për dyshime për sulmet terroriste.

Në emisionin “Përballje”, me autor Muhamet Hajrullahu, janë publikuar edhe dhëna të Policisë e Prokurorisë Speciale që kanë të bëjnë me terrorizëm.

Emisioni transmetohet çdo të hënë në RTV Dukagjini edhe në telegrafi.com, duke filluar nga ora 20:20. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Lajme
Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

Siguri
Kalo në kategori