LAJMI I FUNDIT:

Kosova nga sot po fillon një kapitull të ri të zhvillimit

Kosova nga sot po fillon një kapitull të ri të zhvillimit

Nga e premtja ka hyrë në fuqi marrëveshja e Stabilizim Asociimit (MSA), e ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian. Kjo marrëveshje vlerësohet si më e rëndësishmja për vendin në rrugën integruese drejt unionit 28 anëtarësh.

Kryeministri Isa Mustafa me këtë rast ka thënë se shteti i Kosovës po fillon një kapitull të ri të zhvillimit politik dhe social.

“Ne sot zyrtarisht po fillojmë marrëveshjen e MSA-së. Kosova po vë gurthemelin e bashkëpunimit me Bashkimin Evropian”, tha Mustafa.
Përmes kësaj marrëveshje, Kosova dhe BE-ja themeluan marrëdhënie formale dhe kontraktuale që sipas ministrit të Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, hyrja e saj në fuqi trason rrugën e vetme dhe të pakthyeshme të Kosovës drejt anëtarësimit në Bashkim Evropian, shkruan Lajmi.net.


Lulzim Rafuna, drejtor i Doganës ka thënë se sot në këtë ditë po shënojnë një fillim të ri të implementimit të MSA-së.
“Nga sot dogana kalon në një nivel më të lartë sepse dogana do të jetë në bashkëpunim me 28 administrata të Bashkimit Evropian”, ka thënë Rafuna. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Çmimi i arit arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave

Çmimi i arit arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave

Botë
Zgjidhje natyrale për kapsllëkun – Sekreti i influenceres Rina Sahatçiu

Zgjidhje natyrale për kapsllëkun – Sekreti i influenceres Rina Sahatçiu

Ekonomi
Eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik forcojnë bashkëpunimin me Kosovën

Eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik forcojnë bashkëpunimin me Kosovën

Ekonomi
Formë e re testimi për patentë shoferë, zbatimi nis sot nga Ministria e Infrastrukturës

Formë e re testimi për patentë shoferë, zbatimi nis sot nga Ministria e Infrastrukturës

Ekonomi
Emona Center - Zgjedhja e parë për cilësi dhe kursime

Emona Center - Zgjedhja e parë për cilësi dhe kursime

Ekonomi
Bashkohuni ne sesion informues të bursave për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti i York Europe Campus në Selanik, Greqi

Bashkohuni ne sesion informues të bursave për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti i York Europe Campus në Selanik, Greqi

Ekonomi
Kalo në kategori