Të dy golat për të përzgjedhurit e trajnerit Ramiz Krasniqi u shënuan në pjesën e dytë, me autor Ylber Ramadani e Meriton Korenica. Të dy mesfushorët e Dritës përkatësisht Shkëndijës së Tetovës shënuan eurogola nga largësia, transmeton Gazetaolle.com.
Për koincidencë, pjesë e Shqipërisë U-19 ishte edhe lojtari me emrin e legjendës së Holandës, Marko van Basten Cema.
Formacionet
KOSOVA U-19: B.Halimi, Statovci, Ismajli, Rama, Hasani, Ramadani, Basha, Korenica, Qorraj, Mehmeti, Nuza.
SHQIPËRIA U-19: Kastrati, Fangaj, Rajçeviç, Rami, Gripshi, Palluqi, Krasniqi, Shehi, Ndragji, Bardhi, Van Basten Cema.