Më 19 dhe 20 maj 2025, Kosova Finance Forum do të mbahet për herë të parë në Hotel Emerald, Prishtinë.

Si pjesë e platformës më të gjerë Kosova Business Forum, kjo ngjarje do të shërbejë si pikëtakimi më i rëndësishëm për liderët, profesionistët dhe institucionet që operojnë në sektorin financiar. 


10 Arsye pse duhet të merrni pjesë:

-Platforma e parë gjithëpërfshirëse për sektorin financiar

Ky forum është ngjarja e parë e këtij lloji në Kosovë, që i dedikohet ekskluzivisht sektorit financiar – nga bankat e deri te fondet investive. Një mundësi unike për të parë gjithë ekosistemin financiar të vendit në një vend.

Përveç diskutimeve dhe mësimeve, forumi është një mundësi ideale për rrjetëzim, shkëmbim përvojash dhe ndërtim partneritetesh të reja ndërmjet institucioneve financiare, investitorëve dhe inovatorëve.

Në  mbrëmjen e pritjes së mysafirëve, lansohet zyrtarisht edhe revista e re ekonomike “Kapitali”, e cila synon të bëhet zë i mendimit të pavarur ekonomik në vend dhe në rajon.

-Mbi 50 folës nga vendi dhe bota

Në forum do të marrin pjesë mbi 50 folës me përvojë dhe ndikim në sektorin financiar, përfshirë drejtues institucionesh, ekspertë ndërkombëtarë dhe liderë të sektorit financiar, të cilët do të ndajnë përvojat dhe vizionet e tyre për të ardhmen.

-Mbi 20 panele dhe diskutime të thelluara

Programi përfshin më shumë se 20 panele diskutimi që do të adresojnë temat më aktuale dhe sfidat që e prekin sektorin – nga inovacioni teknologjik te rregullimi dhe qasja në kapital.

-Më shumë se 300 pjesëmarrës të nivelit të lartë

Forumi pritet të mbledhë mbi 300 pjesëmarrës nga Kosova, rajoni dhe më gjerë – drejtues ekzekutivë, përfaqësues institucionalë, investitorë dhe inovatorë. Një rrjet i fuqishëm për bashkëpunim dhe partneritete të reja.

-Fokus në digjitalizim dhe inteligjencë artificiale

Një pjesë e veçantë e forumit i kushtohet ndikimit të teknologjisë, përfshirë digjitalizimin e shërbimeve financiare dhe aplikimin e inteligjencës artificiale – një temë kyçe për çdo institucion që kërkon të mbetet konkurrues.

-Rëndësi strategjike për ekonominë e vendit

Në kohën kur ekonomia globale përballet me transformime të shpejta, Kosova Finance Forum ofron një hapësirë për dialog strategjik dhe ndërtim të qëndrueshmërisë ekonomike nëpërmjet sektorit financiar.

-Prezantime individuale 

Përveç paneleve, programi përfshin prezantime individuale, nga pjesëmarrësit që do të ndajnë historitë e tyre të suksesit, modelet e inovacionit dhe përvojat e tyre praktike në tregun financiar.

Kosova Finance Forum, sjellë ekspertizë ndërkombëtare dhe përqendrim në temat kyçe të së ardhmes, ky forum ka potencialin të bëhet një traditë e re për të shtyrë përpara agjendën e zhvillimit ekonomik dhe financiar të Kosovës, rajonit e më gjerë. 

-Punëtori praktike për zhvillim profesional

Në kuadër të forumit do të organizohen edhe punëtori të dedikuara raportimit financiar, rregulloreve të reja të BE-së (CBAM), sigurisë kibernetike dhe teknologjisë digjitale, siç është Degjitalizimi dhe Inteligjenca Artificiale (AI) në sektorin financiar.

Andaj, për këtë Kosova Finance Forum sjell në Prishtinë folës dhe ekspertë të njohur nga sektori financiar vendor dhe ndërkombëtar.

-Nxitje për bashkëpunim rajonal dhe ndërkombëtar

Duke bashkuar ekspertizën vendore dhe ndërkombëtare, forumi shërben si urë lidhëse për bashkëpunime afatgjata, investime të reja dhe projekte të përbashkëta ndërmjet aktorëve të sektorit. Kosova Finance Forum shënon një moment kyç në konsolidimin e bashkëpunimit institucional dhe profesional në fushën e financave. 

-Vendimmarrje më e informuar për të ardhmen

Pjesëmarrja në këtë forum nuk është thjesht një event – është investim në dije, rrjet dhe orientim strategjik. Nga diskutimet, ju mund të nxirrni informacione të vlefshme për të formuar vendime të informuara në institucionin tuaj.

Ky edicion i Kosova Finance Forum mbështetet nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK) si partner institucional, nga IFC si sponsor institucional dhe nga NLB Banka si sponsor gjeneral. Ndërkaq, gold sponsor i forumit është Fundway / Scardian.

Partner institucional 

Logo BQK  01 1 scaled

Sponsor institucional

Sponsor gjeneral

Gold sponsor  

Mos e humbisni këtë mundësi për të qenë pjesë e të ardhmes së financës në Kosovë. 

Për më shumë informata, vizitoni LINKUN