LAJMI I FUNDIT:

Korbi “albino” fotografohet në Britani

Korbi “albino” fotografohet në Britani

Fiona Crofts nga Deeping në Britaninë e Madhe mbeti e habitur kur pa në kopshtin e saj një zog jashtëzakonisht të bardhë. Fillimisht mendoi se është pëllumb, por kur iu afrua pa se bëhet fjalë për një korb albino.

“Mbeta e shokuar dhe nuk mundesha të besoja. Kjo ishte hera e parë në jetën time që shihja një korb të bardhë”, tha Crofts, duke shtuar se menjëherë mori aparatin dhe fotografoi zogun e pazakontë para se të fluturonte.

Nga Shoqata Mbretërore për Mbrojtjen e Zogjve në Britaninë e Madhe thanë se bëhet fjalë për një korb albino. Përndryshe korbat albino janë shumë të rrallë, ndërsa janë shpesh pre e kafshëve siç janë macet ose dhelprat. /Telegrafi/