Jo të gjithë ata që shkëlqejnë si të ri premtues përfundojnë të kenë sukses në futbollin elitar.

Një shembull i kësaj është 'Izzy' Brown, një futbollist që në kohën e tij ishte një nga perlat e mëdha të sistemit të të rinjve të Chelseat dhe këtë të enjte ai njoftoi tërheqjen e tij nga futbolli në moshën 26-vjeçare.


"Unë jam përpjekur të përballem me emocionet e mia dhe ka qenë e vështirë. Ka qenë një vit i vështirë, por në fakt, sot dhe nesër ndoshta do të jenë ditët më të vështira të jetës sime. Nuk më pëlqen pasiguria”.

642ed7aa59a00.r d.795 559 6027

“Nuk më pëlqen si të mos e di se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Është shumë e vështirë për mua ta përpunoj gjithë këtë", ka thënë 'Izzy' Brown i cili në një deklaratë njoftoi se do të tërhiqet pasi ishte pa ekip që nga vera e kaluar.

'Izzy' Brown në kohën e tij theu një rekord në Ligën Premier kur bëri debutimin e tij për Chelsean në maj 2013, kur ishte vetëm 16 vjeç.

Chelsea e huazoi në shumë klube, para se ta largonte në vitin 2021.

Ai luajti për klube si Vitesse, Rotherham, Huddersfield, Brighton, Leeds United, Luton Toën, Sheffield Ëednesday dhe Preston./Telegrafi/

telegrafi sport app