LAJMI I FUNDIT:

Konfiskohen armë dhe municion në fshatin Koliq të Prishtinës (Foto)

Konfiskohen armë dhe municion në fshatin Koliq të Prishtinës (Foto)

Sot në ora 06:00, njësitet policore të stacionit Veriu në Prishtinë, në bashkëpunim me Njësitin e Reagimit të Shpejtë kanë ndërmarrë një operacion bastisjeje në fshatin Koliq të Prishtinës, ku me urdhëresë të lëshuar nga Gjykata themelore–Prishtinë është bërë bastisja e një shtëpie dhe objekteve përcjellëse.

Në atë lokacion zyrtarët policorë  kanë gjet dhe sekuestruar:  dy armë automatike AK 47; dy pushkë gjuetie; një armë e gjatë Karabinë me Dylbi 8×57; një pistoletë e tipit TT; 425 fishekë të armës së gjatë AK 47; 68 fishekë të armës së gjuetisë; 14 fishek të armës së shkurtë TT; një karikator i armës së shkurtë TT; 7 fishek të armës Karabinë; dy dylbi për vendosjen në armë të gjatë; tre karikatorë të armës së gjatë AK47; dy rrash për mbajtjen e municionit; një thikë; 57 krehër për municion; 7 mjete për pastrimin e armëve etj.

Lidhur me këtë rast në stacion janë  shoqëruar dy persona të dyshuar: A.B 37 vjeç dhe M. B, 35 vjeç, të dy shtetas të Republikës së Kosovës.


Dy personat e dyshuar me urdhër të prokurorit janë dërguar në qendrën e ndalimit në Prishtinë. Ata do të dërgohen në gjykatën kompetente pas përfundimit të veprimeve të nevojshme hetimore dhe procedurale, që do të ndërmerren nga ana e hetuesve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

Politikë
Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Lajme
“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

Politikë
E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

Lajme
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
Kalo në kategori