LAJMI I FUNDIT:

Konfirmohet se një polic nga pakujdesia ka plagosur nënën e tij në Prishtinë

Konfirmohet se një polic nga pakujdesia ka plagosur nënën e tij në Prishtinë
Foto: Arkiv

Një polic ka plagosur nga pakujdesia nënën e tij ditën e premte në Prishtinë.

Policia ka dhënë detaje duke njoftuar se rasti ka ndodhur rreth orës 12:17, transmeton Telegrafi.

“Prishtinë 04.10.2024-12:17. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, zyrtar policor, nga pakujdesia ka plagosur me armë viktimën femër kosovare-nënën e tij. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, Prishtinë, ndërsa i dyshuari ndodhet në stacionin policor për procedura të mëtutjeshme”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.


Lidhur me rastin, Inspektorati i Policisë së Kosovës, ka rekomanduar suspendimin e policit.

“Bazuar në veprimet  fillestare hetimore në këtë rast është  lënduar një person nga shkrepja e armës. E lënduara është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që hetuesit e IPK-së në koordinim me prokurorinë dhe IPK-në pritet të ndërmarrin edhe shumë veprime hetimore. I dyshuari në këtë rast (zyrtari policor) është shoqëruar në Inspektoratin Policor përderisa është rekomanduar suspendimi i tij si dhe i është konfiskuar arma zyrtare e cila dyshohet se është përdor në këtë rast”.

Të premtën, nga QKUK konfirmuan për Telegrafin se gruaja është në gjendje të rëndë shëndetësore./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori