Konceptet e para vizuale të Google Pixel 4a janë zbuluar disa ditë më parë, por tani kemi imazhe të reja nga OnLeaks që mund të konfirmojnë këtë dizajn të ri.

Imazhet e reja të rrjedhura janë të Google Pixel 4a.


google pixel 4a case matches previously leaked design 271  1

Këtë herë, pajisja ka dalë në qarkullim në disa koncepte të mbështjellësve që na tregojnë një port audio në pjesën e sipërme të kornizës.

Në pjesën e pasme, gjejmë modulin e kamerës katrore me një lente të vetme dhe blic LED, plus një sensor të gjurmëve të gishtave.

google pixel 4a case matches previously leaked design 292  1

Pajisja gjithashtu supozohet të arrijë me një ekran 5.81, dhe mund të lansohet në maj gjatë konferencës së Google I / O. /Telegrafi/