LAJMI I FUNDIT:

Komisioni me vërejtje për raportin e Qeverisë rreth dialogut

Komisioni me vërejtje për raportin e Qeverisë rreth dialogut

Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike në mbledhjen e sotme diskutoi për dialogun me Serbinë, meqë në rend dite është shqyrtimi i raportit të Qeverisë për dialogun, i hartuar në muajin qershor.

Kryetarja e Komisionit, Vjosa Osmani nga LDK-ja, tha se nuk ka vlerësim dhe analizë profesionale të marrëveshjeve me Serbinë.

Vërejtja e saj për raportin është se ai duhet të përfshijë analizë më të detajuar të marrëveshjes Thaçi-Daçiq, të vitit 2013.


Ndërsa deputeti i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca tha se transparenca e dialogut ka dështuar.

“Numri i raportimeve në Kuvend (5-6) dhe i numri i takimeve (40) janë në shpërputhje. Aspekti që e kemi konsideruar më të rëndësishmin që është transparenca, që sa herë të takohen me zyrtarë te Serbisë të raportojnë, kjo ka dështuar. Pasi të lexohet ky raport 40 faqe, është marrëzi të thuash që dialogu me Serbinë ka qenë i suksesshëm”, tha ai.

Sipas tyre, komisioni duhet të analizojë procesin 7 vjeçar të dialogut, pastaj Kuvendi të dalë me rekomandime.

Në trend Lajme

Më shumë
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Përfundon rinumërimi i 1631 fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi me postë

Përfundon rinumërimi i 1631 fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi me postë

Lajme
Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë

Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë "sport i rëndë" për ju – bëjeni Qeverinë nëse jeni fitues të zgjedhjeve

Lajme
Burri shqiptar vret gruan në Greqi, më pas i jep fund jetës duke u hedhur nga ballkoni

Burri shqiptar vret gruan në Greqi, më pas i jep fund jetës duke u hedhur nga ballkoni

Lajme
Kalo në kategori