Ditët e ftohta janë në largim. Është koha për të marrë ajrin e freskët pranveror duke bërë pak vrap dhe ushtrime.
Të vrapuarit është një nga mënyrat më efikase për t’u ushtruar e për të mbajtur trupin në formë. Pavarësisht eksperiencës që mund të keni, çdo kush mund të përfitojë nëse vendos një objektiv.
Ja disa ide se si të organizoheni për të përfituar më tepër. Mundohuni t’i praktikoni në mënyrë sa më të arsyeshme. Ato duhet të jenë mbi të gjitha sfiduese, me qëllim që t’ju nxisin, por jo dhe aq të vështira sa të jenë gati të paarritshme për t’u realizuar.
Mbani një distancë të caktuar
Ndoshta qëllimi juaj është të vraponi sa më tepër dhe për këtë zgjidhni distanca të mëdha. Nuk është qëllimi më i mirë ndoshta. Duhet të dini që nëse jeni një vrapues fillestar ju sugjerohet të mos lodheni shumë, të paktën jo që në fillim. Ndoshta qëllimi juaj është që çdo herë që vraponi të mbuloni një, dy apo tre kilometra. Megjithatë, ajo që është e rëndësishme për t’u theksuar është të zgjidhni një distancë jo shumë të madhe, pra diçka që mund të bëhet pa ju lodhur shumë.
Vraponi për një kohë të caktuar
Dhe përcaktimi i kohës është një tjetër detaj që ka rëndësi. Në momentin që filloni të vraponi vendosni një minutazh të caktuar për një distancë të afërt, le të themi pesë minuta. Pasi do të shihni që pesë minutat kaluan shpejt, ju do të shtoni dhe pesë minuta të tjera. Sa më shumë të vraponi aq më tepër rezistencë do të krijoni dhe kështu do të rrisni minutazhin tuaj. Kjo është një strategji e mirë inkurajuese për të vrapuar sa më tepër.
Mbani të njëjtin ritëm
Një tjetër element që duhet pasur parasysh është shpejtësia ose madhësia e hapit. Është mirë të ruani të njëjtin hap, pa e ndryshuar vazhdimisht atë. Nëse e filloni me hap të vogël përfundojeni në të njëjtën mënyrë, ose e kundërta. Herë pas here mund të vraponi më shpejt për të krijuar alternativa.
Nëse doni të digjni shumë kalori
Nëse po vraponi për të humbur kile, do t’ju duhet të masni sa kalori po humbni. Ndaj për të arritur këtë ju duhet t’i masni ato përmes aparateve përkatës. Një pedometër (hapmatës) do t’ju ndihmonte duke ju dhënë këtë lloj informacioni, për të kuptuar më mirë energjitë e shpenzuara.
Si të vraponi më shpesh
Nëse keni një regjim të tillë vrapi për të cilin duhet të vraponi të paktën një herë në javë, dhe do donit që ta rrisnit sasinë duke e praktikuar më shpejt, atëherë mund ta shtonit atë në dy ose katër herë në javë. Sigurohuni që ky ndryshim të jetë pjesë e agjendës suaj.
Këshilla të tjera
Sapo të keni përcaktuar qëllimet tuaja në lidhje me këtë sport të shëndetshëm dhe t’i keni përmbushur ato, sigurohuni që çdo gjë të jetë jo e sforcuar. Shiheni vrapin dhe si një mënyrë për t’u argëtuar e për të çliruar energjitë negative. Për ta bërë më të mundur këtë dëgjoni muzikë frymëzuese si dhe blini atlete dhe veshje komode. Do të ndiheni shumë më mirë nëse e trajtoni veten në mënyrën më të mirë që mbështet jetën tuaj aktive. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Besohet se njerëzit më të bukur lindin nën këtë shenjë të zodiakut

Gjashtë gjëra që duhet t’i kujtosh vetes kur po kalon një ditë të keqe
10 shtetet me femrat më të bukura në botë

Pse është e rëndësishme të reduktoni përdorimin e zbutësit të rrobave?
Njeriu më i zgjuar në botë: Kështu jeton Christopher Langan i cili është personi më inteligjent në planet

Gjërat që nuk duhet t'i mbani kurrë nën lavaman

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës