Këshilli Nacional për Siguri dhe Shëndet në Punë ka vizituar Korporatën Energjetike të Kosovës, ku ka mirëpritur raportin me rezultatet e minimalizuara të aksidenteve, por ka inkurajuar menaxhmentin që të vazhdojë edhe më tutje në ngritjen e masave konkrete të sigurisë dhe shëndetit në punë.
Këshilli u njoftua nga menaxhmenti i KEK-ut, përkatësisht ushtruesi i detyrës së drejtorit menaxhues, Nijazi Thaçi me bashkëpunëtorë për gjendjen dhe kushtet e punës në gjigantin energjetik të Kosovës.
Kryesuesi i Këshillit për Siguri dhe Shëndet në Punë, zëvendësministri Çerkin Dukolli, u informua me rregulloret dhe masat mbrojtëse që aplikon KEK-u në vendet e punës.
“Si rezultat i veprimeve adekuate, numri i të lënduarve është reduktuar minimalisht. Brenda këtij nëntëmujori u raportua se ka pasur shumë pak lëndime dhe vetëm një rast me fatalitet”, thuhet në një njoftim të dërguar nga Ministria e Punës dhe Mirqenies Sociale.
Zëvendësministri Dukolli ka mirëpritur raportin me rezultatet e minimalizuara të aksidenteve, duke inkurajuar menaxhmentin që të vazhdojë edhe më tutje në ngritjen e masave konkrete të sigurisë dhe shëndetit në punë.
Ai ka shtuar se pavarësisht interesave dhe përfitimeve që ka Kosova nga korporata energjetike, jetët e njerëzve janë më të shtrenjta dhe më të vlefshme.
Dukolli u informua se sistemi i sigurisë është i harmonizuar me Ligjin për Siguri dhe Shëndet në Punë dhe këtë sistem KEK e aplikon në dy nivele, në nivel korporate dhe në nivel të divizioneve, njësive Kosova A dhe B dhe minierave.
“Në funksion të mbrojtjes së shëndetit dhe sigurisë në punë, KEK-u ka një komitet për siguri i cili takohet njëherë në muaj. Në kuadër të masave parandaluese punëtorët vazhdimisht dërgohen në vizita sistematike për të konstatuar gjendjen e tyre fizike, psikike dhe emocionale. Po kështu, sot Këshilli ka vizituar edhe minierën jug-perëndim të Sibofcit, punën e ekskavatorëve atje dhe njësinë e prodhimit të energjisë, Kosova A. Zëvendësministri Dukolli përgëzoi punëtorët dhe menaxhmentin për punën e mire që po bëjnë, përkundër kushteve dhe makinerisë së vjetruar. Ai u shpreh i kënaqur me të dhënat për gjendjen e sigurisë dhe shëndetit në punë. Ajo që vlen të potencohet është se në minierë që nga viti 2008 në sektorin e minierave e deri më sot nuk ka pasur asnjë humbje të jetës së punëtorëve e as lëndime, falë angazhimit të menaxhmentit , kushteve të punës dhe syçeltësisë së punëtorëve. Në këta takim, Këshilli diskutoi me menaxhmentin, për të shkëmbyer ide e propozime për zgjidhjen e statusit të Institutit të Mjekësisë së Punës në Obiliq. Ata u dakorduan që të punohet në këtë drejtim dhe të dilet më një rekomandim për Qeverinë, se çfarë të bëhet më tutje me fatin e institutit”, thuhet në njoftim.
Në kuadër të bashkëpunimit me shoqërinë civile KNSSHP, sot kishte ftuar në cilësinë e vëzhguesit edhe OJQ-të që trajtojnë çështjen e sigurisë dhe shëndetit në punë, Iniciativa Kosovare për Stabilitet (IKS) dhe Qendra për Avokim të Politikave (QPA). /KP /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Përjetoni luksin dimëror, relaksin dhe qetësinë te Natural Pool & Spa
25-vjetori i themelimit, Murtezaj: ATK Për këto vite ka mbledhur mbi 8 miliardë euro tatime, dhe mbi 3 miliardë euro kontribute pensionale
Meka Halal Food – Cilësia dhe tradita që na bashkon
Përjetoni luksin dimëror, relaksin dhe qetësinë te Natural Pool & Spa
Golden Eagle arrin në Dubai - Një energji e re për Emiratet e Bashkuara Arabe
American School of Kosova - Fiton çmimin për diversitetin gjinor në AP Computer Science Principles
Meka Halal Food - Cilësia dhe tradita që na bashkon
Ekzekutohen pensionet me rritje për kategoritë e luftës
Ekonomia e fuqishme amerikane mund të mos ketë nevojë për reformat e mëdha të Trump
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
"Më shkon nerva", Driloni e pranon gjatë spektaklit se lidhja me Sarën ishte lojë
Protestë masive anti-Vuçiq në Beograd
Për herë të parë, Lionel Messi emëron sipas tij sulmuesin më të mirë të të gjitha kohërave
Dyshohet që zjarri në “Emshir” ishte i qëllimshëm, banorët thonë se panë tmerrin
Përse Jamie Foxx nuk është martuar kurrë dhe cilat kanë qenë të dashurat e tij?
Policia me aksion në veri, kapen granata, municion e pajisje ushtarake