LAJMI I FUNDIT:

Klubi i Prodhuesve: Vendimi i MTI-së mbron prodhuesit vendor

Klubi i Prodhuesve: Vendimi i MTI-së mbron prodhuesit vendor

Klubi i Prodhuesve të Kosovës (KPK) ka mirëpritur vendimin e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MTI) për vendosjen e masave mbrojtëse në importe për materialet ndërtimore nga argjila. Klubi i Prodhuesve të Kosovës, pas analizimit të tregut të materialit ndërtimor nga argjila dhe konsultimit me prodhuesit vendor, e ka parë të domosdoshme që në listën fillestare të përfshiheshin edhe disa produkte tjera nga argjila.

Klubi i Prodhuesve të Kosovës dhe Shoqata e Prodhuesve të Materialit Ndërtimor nga Argjila ka paraqitur kërkesën pranë MTI-së që në këtë vendim të përfshihen edhe disa materiale tjera ndërtimore nga argjila në listën e masave mbrojtëse në importe.

“Vendimi 01 Ref. Nr. 10 të dt. 28.12.2017 i lëshuar nga Ministri i MTI-së, z. Bajram Hasani paraqet një përkrahje të madhe për prodhuesit vendor të argjilës dhe njëkohësisht ndalon shitjen e materialit nga argjila që vjen nga Serbia dhe shitet nën çmimin e tregut, madje edhe të vet çmimit të prodhimit. Vendimi në fjalë nuk ndalon ardhjen e produkteve të tilla nga Serbia, por parandalon një dëm të rëndë dhe të përgjithshëm të pozitës së prodhuesve vendor, ekonomisë së vendit dhe rrjedhimisht rrezikon konkurrencën në tregun e lirë”, theksohet në njoftimin e Klubi i Prodhuesve të Kosovës, për media .


Ky vendim, po ashtu ka edhe një simbolikë të rëndësishme sepse përkrah ndërtimin e Kosovës me material ndërtimor të prodhuar në vend. “KPK falënderon Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë për këtë vendim të rëndësishëm. Në të njëjtën kohë KPK mbështet dhe e inkurajon Qeverinë e Republikës së Kosovës që edhe në të ardhmen të vazhdoj me politika të tilla publike që mbështesin prodhuesit vendor”. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Trepça eksporton 237.50 tonelata koncentrat të plumbit

Trepça eksporton 237.50 tonelata koncentrat të plumbit

Ekonomi
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Prishtina Ticket
Situata afariste në gjigandin “Trepça”, 80 sistemime në ecurinë e prodhimit në njësinë Trepça – Stan Tërg, po përgatitet edhe trajnimi i 19 minandezësve

Situata afariste në gjigandin “Trepça”, 80 sistemime në ecurinë e prodhimit në njësinë Trepça – Stan Tërg, po përgatitet edhe trajnimi i 19 minandezësve

Ekonomi
Kalo në kategori