Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, shpreson që Arthur Melo të jetë në gjendje të luajë përballë Napolit në Ligën e Kampionëve, duke shtuar se e di që lojtari nuk ia arriti të luajë te Juventusi, por potenciali ekziston te ai.
Mesfushori e bëri transferimin në ditën e fundit dhe detajet e publikuara nga Juventus ishin dukshëm të ndryshme nga ato që mendohej fillimisht.
Besohej se ishte një huazim i thatë, por në vend të kësaj, Bianconerët njoftuan se Liverpool ka paguar 4.5 milionë euro për huazimin dhe ka një opsion për të blerë lojtarin për 37.5 milionë euro të tjera.
Jurgen Klopp shpjegoi në konferencë për shtyp se lojtari nuk do të luajë ndaj Evertonit, por shpreson ta ketë në Ligën e Kampionëve.
“Ndeshja ndaj Evertonit? Informacioni im është se kjo nuk do të ndodhë deri nesër. Të gjithë shpresojmë se do të jetë për Napolin”.
“Jam shumë i lumtur për këtë transferimin e tij. Çfarë sjell ai? Ai është një futbollist vërtet i mirë. Një karrierë shumë emocionuese tashmë dhe është ende i ri. Ai po vjen në moshën më të mirë për një futbollist”.
“Ai jep ritëm, është një pasues shumë i mirë, shpejtësi me topin, i sigurt me topin, shumë i mirë në zona të ngushta. Me pëlqen shume”, deklaroi Klopp.
Juventusi kishte qenë aq i etur për ta hequr qafe Arthurin nga librat e tyre, saqë në fillim të verës ata ishin përgatitur ta huazonin falas te Valencia, duke paguar edhe gjysmën e pagës së tij.
Lojtari nuk luajti rregullisht me Max Allegri, por as me paraardhësin e tij, Andrea Pirlon.
“Pse mund të huazosh një lojtar si ky? Sepse nuk funksionoi 100 për qind te Juventusi. Por unë e shoh këtë më tepër si pozitive sepse potenciali është aty. Ne luajmë ndryshe nga Juve. Të gjithë menduam se ai mund të përshtatej mjaft mirë, kështu që unë jam shumë i kënaqur”, deklaroi Klopp.
Jürgen Klopp has detailed the wide range of qualities Arthur Melo brings to our midfield. 💪
— Liverpool FC (@LFC) September 2, 2022
26-vjeçari bëri vetëm 63 paraqitje për Juventusin, duke kontribuar me një gol dhe një asistim. /Telegrafi/