Nëse po mendoni të filloni aktivitetin fizik, ose keni filluar dhe ju duhet diçka pak më sfiduese, jeni në vendin e duhur!
Në këtë stërvitje 10-minutëshe do të vini gjithë trupin në lëvizje!
Sigurohuni të ecni, gjithsesi, sipas ritmit tuaj. Në vend që të përshpejtoni lëvizjet, fokusi është të jeni të qëllimshëm për pozicionimin tuaj, në mënyrë që të përfitoni vërtet maksimumin nga çdo ushtrim.
Sigurohuni që të merrni dhe nxirrni frymë gjatë gjithë kohës, në mënyrë që t’u lehtësohet sado pak procesi.
Këtë stërvitje mund ta ruani dhe ndoshta ta përsërisni disa herë në javë, ose aq herë sa t’ju duket diçka “fillestarësh” dhe të kërkoni për hapin e radhës.