Kompania serbe ‘Elektrosever’ ka nënshkruar dy marrëveshje me Operatorin e Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike në Kosovë (KOSTT) në kuadër të udhërrëfyesit për energjinë, të dakorduar mes Kosovës dhe Serbisë, në Bruksel, më 21 qershor të këtij viti.
Nënshkrimi i këtyre marrëveshjeve është paraparë në pikën 3 të udhërrëfyesit 100-ditor, i cili do të shërbejë për zbatimin e Marrëveshjes për energjinë, të nënshkruar që nga viti 2013.
Kallxo.com ka siguruar marrëveshjen për aderim në rregullat e tregut si dhe marrëveshjen mbi detyrimet e balancimit, mirëpo në të dy këto marrëveshje kompania në fjalë ka larguar mbishkrimin ‘Republic of Kosovo’ duke paraqitur Kosovën me fusnotë – Kosovo*.
Sabri Musiqi, u.d. drejtor i KOSTT-it, në një intervistë në emisionin ‘Kallxo Përnime’ ka thënë se ‘Elektrosever’ ka ndërhyrë në përmbajtjen e Marrëveshjes.
“Këto dy marrëveshje asnjërën nuk i kemi realizuar për shkak se ‘Elektrosever’ ka ndërhyrë në përmbajtjen e marrëveshjes për aderim të rregullave të tregut. Është një përmbajtje standarde e cila aplikohet për të gjitha palët që duan të aderojnë”, tha ai.
“Në kuadër të kësaj marrëveshjeje ka qenë Republika e Kosovës. Ata e kanë hequr këtë pjesë dhe e kanë vendosur fusnotën dhe faktikisht kur ne nuk kemi mundur ta pranojmë një ndërhyrje të tillë. Nuk është në mandatin tonë të bëjmë një asi pranimi”, shtoi ai.
Musiqi tha që me të marrë marrëveshjen e nënshkruar nga ata, i janë drejtuar edhe njëherë ‘Elektroseverit’, mirëpo të njëjtit kanë thënë që kjo është punë e kryer.
“Ata e kanë nënshkruar pjesën e tyre, dhe kanë thënë që për ta kjo është punë e kryer sepse është në përputhje me marrëveshjet politike. Sipas vlerësimit të legalistëve jemi informuar se ajo çka ata kanë pretenduar nuk vlejnë në rastin konkret sepse ‘Elektrosever’ tani është kompani e regjistruar në Kosovë e cila i nënshtrohet ligjeve të Kosovës”, theksoi Musiqi.
Ndonëse ditët po kalojnë dhe afatet për zbatimin e udhërrëfyesit po shkelen, Musiqi tha që janë duke pritur revidim ose udhëzim nga institucionet se çfarë të veprohet tutje.
“Ne jemi në pritje që me bo revidimin, në monitorimin e implementimit të udhërrëfyesit në një mënyrë e ka në mandat ZRRE, ne jemi në kontakt të përhershëm me ta dhe presim me na ardhë tamplate si duhet ose edhe eventualisht me na ardhë një udhëzim prej institucioneve tona se çfarë të veprojmë”, theksoi ai.
Sipas tij, “nëse nuk zhbllokohen këto nënshkrime gjasat janë që ne vazhdojmë t’i paguajmë faturat për në veri”.
Të pyetur nëse do t’i pranojnë marrëveshjet me fusnotë, Zyra e Kryeministrit Albin Kurti dhe Zyra e zëvendëskryeministrit për dialog, Besnik Bislimit, nuk kanë dhënë përgjigje.
Përgjigje për këtë çështje nuk ka ofruar as Bashkimi Evropian, i cili është garantues për zbatimin e kësaj marrëveshjeje.
Ndonëse ka nënshkruar marrëveshjet me fusnotë, ‘Elektrosever’ ende nuk ka siguruar për KOSTT të dhënat e konsumatorëve në veri, ashtu siç parashihet në udhërrëfyes.
Mosdhënien e të dhënave e kanë konfirmuar nga KOSTT.
“Kompania Elektrosever ende nuk i ka siguruar KOSTT-it të dhënat për konsumatorët e energjisë elektrike në veri të vendit”, ka thënë për KALLXO.com Elvane Devexhi-Osmani, zyrtare për komunikim me publikun.
77-ditëshi i nënshkrimit, udhërrëfyesin e gjen vetëm me një pikë të zbatuar, atë të dhënies së licencës nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE).
ZRRE-ja ka lëshuar licencën “Elektrosever”-it më 24 qershor 2022.
Nga Bashkimi Evropian, i cili është garantues për zbatimin e këtij udhërrëfyesi, kanë thënë se vonesat po ndodhin për “aspekte teknike”, mirëpo nuk kanë dhënë detaje se cilat janë këto aspekte teknike.
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë se pala kosovare i ka kryer detyrat e saj, duke drejtuar gishtin te kompania serbe “Elektrosever”.
“Kosova të gjitha institucionet kanë bërë të gjitha përpjekjet për realizimin e marrëveshjes, ndërsa ngecjet janë kryekëput për shkak të anës tjetër, të kompanisë ‘Elektrosever’”, ka thënë ajo më 8 gusht.
Për këtë çështje është deklaruar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili në një konferencë për media më 20 korrik ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që të marrë masa.
“Brukseli e ka evidentuar që qasja destruktive e Serbisë, është faktori e fajtori për moszbatimin e deritashëm të udhërrëfyesit ashtu siç janë paraparë oraret. Pra kishim një kalendar të limiteve kohore që nuk matej, as me muaj as me javë por me ditë… Ne presim reagimin e Brukselit, por pa dyshim që për situatën e njëjtë për ndryshime nuk mund të vazhdojmë me mënyrat e vjetra”, pati thënë Kurti.
Kalendari për udhërrëfyesin është 100-ditor, ndërsa deri më tani është zbatuar vetëm 1 pikë e tij.
Sipas udhërrëfyesit në rast të mosveprimit sipas kushteve të caktuara pas 100 ditëve të lëshimit të licencës, ZRRE mund të vendosë për pezullim apo tërheqje të licencës për “Elektrosever”-in, ndonëse para këtij vendimi duhet të ketë konsultime me palët, nën ndërmjetësim të BE-së, brenda një afati kohor prej 15 ditësh.
BE më pas do të ofrojë opinion të ekspertëve, nëse kërkohet të paktën prej ndonjërës palë.
Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar marrëveshjen për çështjen e energjetikës gati një dekadë më parë, përkatësisht në shtator të vitit 2013.
Kjo marrëveshje, e arritur në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, parasheh që përveç Kompanisë për Distribuimin e Energjisë Elektrike – KEDS, në Kosovë të licencohet edhe një kompani tjetër për distribuimin e rrymës.
Marrëveshja është konfirmuar në gusht të vitit 2015 nga ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, por nuk është zbatuar asnjëherë.
Ndonëse marrëveshja ekziston që nga viti 2013, e ende nuk ka zbatim për të, qytetarët e komunave: Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok nuk paguajnë për rrymën e shpenzuar tash e më shumë se dy dekada.
Nga Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike në Kosovë (KOSTT) kanë bërë të ditur se humbjet nga mospagesa e rrymës në veri kanë arritur shumën prej 40 milionë eurosh vetëm në vitin 2021.
Ditë më parë, Qeveria e Kosovës ndau edhe 41 milionë euro si pjesë e parë e subvencionit prej 90 milionë euro për energjinë, të zotuar në muajin shkurt.
Që nga viti 2017 e deri më sot, konsumi i energjisë elektrike në komunat në veri të Kosovës paguhet nga KOSTT-i.
Nga viti 1999 deri më 2017, borxhin për veriun e Kosovës e kanë paguar qytetarët e komunave të tjera të Kosovës. Faturat e tyre kanë qenë më të larta për 3.5 për qind.
Megjithatë, pas ankesave të shumta, Gjykata e Apelit në Kosovë ka vendosur në fund të vitit 2017 për pezullimin e kësaj praktike, duke konstatuar se është e paligjshme.
Ky vendim më vonë është konfirmuar nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës dhe pagesa ka kaluar te KOSTT-i. /Kallxo.com/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kontratat njëburimore, Bajrami i përgjigjet Muratit: Të gjithë të korruptuarit duhet të përfundojnë në burg
“Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?”: Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një ‘rezervë kombëtare me bitcoin’
Deficiti tregtar i Kosovës rritet në 490 milionë euro në tetor 2024, krahasuar me vitin paraprak
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Kontratat njëburimore, Bajrami i përgjigjet Muratit: Të gjithë të korruptuarit duhet të përfundojnë në burg
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” - vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A